Ritakohen pas 2 vitesh nga divorci, Blero i kërkon falje Afronës: Kokëfortësia ime arsyeja që martesa nuk funksionoi

Ritakohen pas 2 vitesh nga divorci, Blero i kërkon falje Afronës: Kokëfortësia ime arsyeja që martesa nuk funksionoi

Blero dhe Afrona Dika

Afrona Dika ka publikuar më në fund intervistën me këngëtarin Bleron, e cila vjen 2 vite pas divorcit të tyre të bujshëm që erdhi pas 7 vitesh së bashku.

Në intervistën e cila është hedhur në kanalin zyrtar të Afrona Dikës në Youtube, Blero i ka kërkuar falje asaj se ai ka qenë arsyeja që martesa e tyre nuk ka funksionuar.

Edhe Afrona shprehet se ka gabimet e saj pasi ka shkëputur komunikimin mes tyre.

Afrona e nis intervistën me një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj ish-bashkëshortit të saj, që e zë Bleron disi në befasi.

Pjesë nga intervista:

Afrona Dika: Pse erdhi deri këtu ku jemi sot, Blerim?

Blero: Sepse mendoj prej disa vendimeve të mia personale që s’kanë qenë të matura, s’kanë qenë të  duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim, sido që të jetë ne jemi njerëz dhe secili gabon. Mund të them që arsyeja që s’na ka funksionuar ose kemi ardhur ku kemi ardhur, është pjesë shumë e madhe imja dhe gabimi im, dua ta pranoj publikisht dhe dua të të kërkoj falje ty publikisht Afronë, sinqerisht dhe në atë kohë ka qenë ideja ime për të ndenjur në Kosovë, ti e di dhe u desh të vija me ty në Zvicër, por s’e kam parë siç e shoh sot, e kam menduar ashtu dhe…ti ke pasur të drejtë gjithmonë kur më ke thënë mua duhet kështu, kështu dhe sigurisht që kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionimin e martesës sonë, por njeriu pastaj i sheh gabimet e veta më vonë.

Afrona Dika: E vërtetë, si edhe unë të miat.

Blero: Siç të kam thënë edhe privatisht, pjesa shumë kryesore e mosfunksionimit të martesës tonë jam unë.

Afrona Dika: Distanca.

Blero: Idetë. Ti ke ardhur në Kosovë për një kohë, ke provuar, s’ke mundur, s’je ambientuar tamam. Është dashur edhe unë të vij në Zvicër, nuk e kam bërë, është gabimi im, e pranoj publikisht dhe sinqerisht të kërkoj falje shumë, por ka ndodhur dhe ky ishte fati.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën