Dorian Teliti, pjesë e Grupit të Rithemelimit reagoi sot për rritjen e çmimit të referencës së pronës. Sipas tij, “ky vendim i qeverisë do t’u kushtojë familjeve shqiptare pa dallim partie, krahine apo të ardhurash, 50 milionë euro në vit”.
“Kjo, sepse çmimi i referencës së pronës është rritur me 50-75 për qind. Partia Demokratike e dënon këtë akt që takson pa benefite dhe merr pa dhënë, duke e kthyer qeverinë, nga mbrojtëse e interesave të qytetarit, në taksidar pushtuesi të brendshëm”, tha ai.
Teliti tha se “me VKM Rama ka rritur çmimin e referencës së pronës”.
“Për vitin 2026 Edi Rama ka gati një ligj të ri, një shpatë të re Damokleu, që do ta lëshojë mbi kokat e shqiptarëve. Ai planifikon që të fuqizojë një ligj të ri për taksën e pronës, që do ketë dy pasoja të tjera. Së pari, do të dyfishojë taksën e banesës nga 0.05 për qind në 0.1 për qind. Së dyti, do të rrisë llojet e pronave që taksohen, duke përfshirë ndërtesat për qëllime bujqësore dhe blegtorale. Fshatarit, fermerit dhe blegtorit shqiptar do t’i duhet të paguajë taksë edhe për stallat dhe kasollet e lopëve”, shtoi ai.
“Mijëra familje shqiptare nuk kanë certifikata pronësie, edhe pse kanë prona. Kjo do të hapë një kapitull të ri stresi për këto familje, të cilat do të përballen me taksidarët e qeverisë dy herë: për të marrë certifikatën e një prone dhe për t’u shpjeguar se nuk duhet të paguajnë taksë për të, se nuk e kanë me letra. Po me familjet e shpronësuara nga tërmeti çfarë do të ndodhë?”, u shpreh ai.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2980
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Teliti te ‘5 Pyetjet’: Gjekmarkaj u dhunua nga policia! Ironizon Hitaj: Mund të themi se ishte atentat i organizuar nga Rama, por s’është ashtu
23 Dhjetor, 21:50
-
Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur
18 Dhjetor, 10:02
-
Buxheti 2025, Teliti në Report Tv: Lë në baltë pensionistët dhe arsimin, ka rënie të investimeve publike! Eksperti i Ekonomisë: Viti më i mirë ekonomik që presim për vendin
13 Nëntor, 19:24
-
PD: Projektbuxheti 2025 nuk adreson problematikat akute të shoqërisë
3 Nëntor, 14:59
-
PD: Rama po tallet me pensionistët, u dha 25 lekë në ditë!
22 Tetor, 16:40
-
Skandali me Kurum/ Çoçoli: Duhen parë nëse mbetjet janë ndryshk apo të rrezikshme, jo pre e konsipracioneve! Preçi: Investitorët e huaj vijnë falë lobingjeve politike
2 Shtator, 21:38
-
Mero Baze: Si ja hoqi Berisha vetes monopolin e opozitës
1 Shtator, 22:09
-
Rishikimi i buxhetit/ PD: E gjitha për pasurimin e Ramës dhe oborrtarëve të pushtetit
31 Gusht, 15:48
-
Tiranë/ Hodhi molotov në protestën e fundit para bashkisë, ndalohet 29 vjeçari (EMRI)
26 Qershor, 11:22
-
Kreshnik Çollaku konfirmon bashkimin me Berishën: Nuk e refuzoj një dorë të shtrirë, ideja e një fraksioni brenda PD duhet eksploruar
25 Qershor, 09:20
-
Njoftoi largimin, Enkelejd Alibeaj dorëzon në Kuvend kërkesën për të mos qenë më deputet i Partisë Demokratike
24 Qershor, 13:43
-
Basha: Berishës i duhet vula për t’i përdorur demokratët si mburojë para drejtësisë, SHBA e Britanisë
23 Qershor, 19:45