Rithemelimi 'flakë' në Kuvend! Analizon Mentor Kikia: Përmes tymit s'ka transparencë! Thellësisht i zhgënjyer

Mes flakës, tymit dhe përplasjeve fizike të deputetëve të Berishës e Bardhit me gardistët, mazhoranca kaloi sot në parim projekt-buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024. Seanca zgjati më pak se 5 minuta pasi deputetët të Rithemelimit vunë në zbatim planin e kaosit me karrige pirg në foltore, tymuese e flakë.

Por si e komenton këtë aksion të deputetëve të Rithemelimit, dhe miratim në parim të pr/buxhetit 7 miliardë  euro pa asnjë diskutim analisti i njohur Mentor Kikia?

“Do të ishte e udhës që opozita të ngrinte flamurin e bardhë, të merrte pjesë në diskutim. Do të duhej që qytetarët të kuptonin më shumë cfarë pritet të ndodh me shpërndarjen e financave. Nuk e bënë” komenton analisti Kikia për studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri” në Report Tv.

Kikia thotë se përmes kësaj opozita çoji ujin aty ku donte maxhoranca të miratonte në parim pr/buxhetin pa asnjë vërejtje.

“Do duhej që sot në vend të tymrave shumëngjyrëshe opozita të ishte sot në foltore. Kam dëgjuar shumë deputetë të opozitës duke kritikuar nëpër ekrane e studio duke kritikuar buxhetin, duke thënë se bujqësia në këtë vit ka kaq % më pak se vitit të kaluar. Por politika nuk bëhet nëpër ekrane e nëpër studio duhet të bëhet aty ku e ka vendin. Dhe kur të vinte fjala për të diskutuar këto gjëra opozita duhej të ndalonte këtë sjellje të merrte pjesë në diskutim të pr/buxhetit. Pa diskutim që pr/buxheti do të miratohej se maxhoranca i ka votat por do tia bënte një shërbim publikut duke kundërshtuar pr/buxhetin nga aty ku duhet dhe në format e duhura. Në vend të kësaj zgjodhi të bëjë atë që bëri dhe i dha mundësinë maxhorancës që të miratonte në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. Maxhorancës i interesonte ta mbaronte këtë punë shpejt e shpejt dhe opozita ia krijoi këtë mundësi ta miratonte pa vëretje asgjë prej gjëje" 

Ndër të tjera nuk fsheh as zhgënjimin për sjelljen e opozitës

“Ajo që ndodhi është se ne nuk morëm vesh çfarë si dhe kush do të financohet me pr/buxhetin e vitit të ri. Sa dhe si do të financohet shëndetësia për ti mundësuar qytetarëve shqiptarë të shkojnë në spitalet e shtetit dhe të mos marrin kredi për tu shkuar tek privati për të shpëtuar kokën. Apo financimi i sistemit arsimor. Përmes tymit nuk ka transparencë. Unë si qytetar jam thellësisht i zhgënjyer nga sjella e opozitës. Nëse opozita do të kishte hequr dorë nga tymi e të diskutohej për pr/buxhetin dhe më pas ti rikthehej sërish axhendës së saj bllokuese do të fitonte më shumë kredite në opinionin publik” analizon Kikia.

Ligji për buxhetin dhe 4 ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale do t’i rikthehen tashmë komisioneve parlamentare për t’u diskutuar nen për nen, ndërsa normaliteti në sallën më të rëndësishme të demokracisë shqiptare, me opozitën që bën oponencën e mazhorancës, duket shumë larg.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • S.B.: 20/11/2023 17:44

    aman ore tym e flake do e bej,,,kam hall te madh ore,,duan te me fusin beenda,,,merreni te gjithe pasurine se duke vjedhur arken e kam bere,,vec mos me fusni brenda aman..mos..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?