‘Rithemelimi’ i akuzoi se po përdorin skemën ekonomike për vota, Bashkia e Vaut të Dejës: Shpifje nga opozita që s’ka opozitë

TIRANË- Pas akuzave të ‘Rithemelimit, Bashkia e Vaut të Dejës e ka mohuar se po përdor skemën ekonomike për blerje votash. Në një reagim të gjatë Amela Memaj, zëdhënësja e Bashkisë thotë se kjo është një shpifje e opozitës, që në këto zgjedhje vendore vjen pa i de e pa program sipas tyre, por vetëm me akuza të pavërteta kundrejt kundërshtarit. 

“Për ne në Bashkinë e Vau Dejës ndihmë ekonomike për njerëz që janë shëndoshë e mirë dhe të cilëve u ofrohet punësim, nuk kemi për të dhënë. Ndihma ekonomike është për njerëz, të cilët plotësojnë kriteret dhe nuk kanë për momentin asnjë mundësi punësimi. Kështu që, në gjithë këtë teatër të madh me të varfrit ka një dallim shumë të qartë. Ju i doni të varfrit si mish për top, për të dalë në fotografi, për të mbajtur fjalime me ata në krah, ndërkohë që varfëria e tyre është një status, të cilin e konsoliduat me qeverisjen tuaj të mbrapshtë.

Ndërkohë ne, varfërinë duam dhe do ta luftojmë me reforma, jo me lëmosha, dhe kjo reformë, doni apo nuk doni ju, do vazhdojë, do shkojë deri në fund, sepse varfëria nuk është një status që jepet njëherë e përgjithmonë dhe njerëzit në ndihmë ekonomike nuk hynë për të mos dalë kurrë, por është një sëmundje që luftohet me masa afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra Është shumë e thjeshtë, është shumë e qartë që skema e ndihmës ekonomike e bën të pamundur që të vidhet, të abuzohet dhe që ata që nuk e meritojnë, të marrin bukën e atyre që kanë nevojë për bukë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ata theksojnë se kjo bashki nuk ka abuzuar me këtë skemë.

“Përgjigja jonë është si më poshtë! Bashkia e Vau Dejës nuk ka abuzuar , përjashtuar , apo larguar asnjë familjar , apo familje nga skema ekonomike për sa kohë plotëson kushtet e pikëzimit. Ka një ligj që detyron shërbimin e punësimit që detyron këdo që është i aftë për punë. Kush është i aftë për punë i ofrohet një punë dhe refuzon atë punë nuk meriton asnjë cent nga kontributet e përbashkëta të qyetarëve.

Po ju nuk doni ti dini këto. Ju ka mbetur ora te skema e vjetër, e cila ishte fund e krye në duart e partis , në duart e kryetarëve të komunave e të bashkive, në duart e këshillave , ku i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes. Këtë ju a kemi faktuar dhe ju a faktojmë sa herë të doni. Lotët e krokodilit që derdhni sot, për familjet e Vaut të Dejës nuk ju’a beson më njeri . Administrata e Bashkisë po asistojnë çdo ditë banorët dhe familjet në nevojë . Këtë e bëjmë pa zhurmë e media , e bëjmë me pasion e dashuri për banorët tanë .Ne nuk kemi bërë kurrë ndasi , nëse janë të majtë apo të djathtë ,për ne janë banorë , janë njerëz të mrekullueshëm të lënë në harresë nga ju”, përfundon deklarata.

Ky reagim vjen pas akuzave të artikuluar nga zëdhënësja Floriana Garo, sipas së cilës kjo Bashki ka hequr personat në nevoje nga kjo skemë ekonomike dhe i ka zëvendësuar me militantë të Partisë Socialiste. Garo thotë se kjo është një skemë e paramenduar me qëllime të patronazhimit politik, por që u mohua nga vetë Bashkia.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare