Kallëzimi i Rithemelimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Vokshi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Hajdari ka shpërdoruar detyrën gjatë fushatës për 14 majin

Kallëzimi i Rithemelimit për kryebashkiakun e Kuçovës, Vokshi pas marrjes në pyetje nga SPAK: Hajdari ka shpërdoruar detyrën gjatë fushatës për 14 majin

Albana Vokshi

Ditën e sotme, deputetja e Rithemelimit, Albana Vokshi është marrë në pyetje si një ndër personat që ka dijeni mbi kallëzimin e dorëzuar në 12 maj ndaj kryebashkiakut të Kuçovës për shpërdorim detyre dhe kanosje të pjesëmarrësve në zgjedhje.  

Në denoncimin që Vokshi ka depozituar në emër të Partisë Demokratike, pretendohet se Kreshnik Hajdari ka shpërdoruar detyrën duke përdorur fondet e bashkisë së Kuçovës për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve.

Vokshi tha se Hajdari ka shfrytëzuar burimet financiare të bashkisë që drejtonte duke caktuar dyfishin e shumës së nevojshme për projekte pa asnjë cilësi në kuadër të fushatës elektorale.

“Hajdari ka shfrytëzuar burimet financiare dhe burimet njerëzore të bashkisë për përfitime elektorale. Ka disa video dhe prova që provojnë faktin që është shtruar asfalt elektoral dhe projekte pa tabelë në disa zona pa asnjë standart. Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë ndalur këto punime sepse po bëheshin pa standarte. Ndërsa punimet janë bërë me dyfishin e vlerës. Ka video dhe prova konkrete ku shpërndahen thasët me miell derë më derë”-tha Vokshi.

Ajo tha se pavarësisht se deri më tani janë dorëzuar rreth 30 kallëzime për shkeljet e qeverisë dhe drejtuesve vendorë në zgjedhjet e 14 majit, SPAK ende nuk ka vepruar duke bërë që ato që Rithemelimi i denoncon si ‘krime zgjedhore’ të mos hetohen ende.

Më herët, Lefter Maliqi kandidati i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Kuçovës ka kallëzuar në SPAK komisionerët e KZAZ Kuçovë, duke pretenduar se sipas tij, këta të fundit kanë manipuluar procesin e votimit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 29/05/2023 20:43

    Femer koti bageti e bujqesi

    Përgjigju
  • Linda: 29/05/2023 17:50

    Per tu habitur qe u jep Spaku kaq shume vend shpifjeve te bashkudhetareve te Berishes se me Berishen vet nuk po merret asnjehere qe ka cenuar kaq thelle shendetin mendor te popullit dhe vazhdon akoma bashk me grupimet e veta te shantazhoj! Per fat te keq gjykatat nuk funksionojn se seshte ndonje problem i madh pse sfitoj Maliqi!

    Përgjigju
  • Aldi: 29/05/2023 11:28

    Ti ja fut kot. kush te le njeri keshtu sic thua ti . jeni shume shpifes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë