Prej 4 muajsh Rithemelimi bllokon punën në Kuvend, ambasadori holandez: Për të ardhur keq, të kthehet normaliteti! Peng Reforma Zgjedhore

Ambasadori i Holandës në vendin tonë u ka bërë thirrje partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kthejnë normalitetin në Kuvend. Nga Korça, ambasadori Reinout Vos, komentoi skenarin e bllokimit të punës në Kuvend nga Rithemelimi, duke thënë se është për të ardhur keq nga kjo situatë e krijuar prej muajsh.

Ambasadori Reinout Vos thekson se është e rëndësishme që Kuvendi t’i kthehet rrugës institucionale.

“Në një vend demokratik parlamenti është zemra e gjithë shtetit dhe është për të ardhur keq që në një muaj procedurat parlamentare nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur dhe unë ju bëj thirrje partive politike që t’i rikthehen procesit institucional të parlamentit në mënyrën më të mirë të mundshme sepse edhe njëherë parlamenti është zemra e demokracisë”, tha ambasadori.

Sa i takon letrës së grupi i Rithemelimit u ka dërguar përfaqësive të ndërkombëtare në vendin tonë, ku i informon se kërkojnë ndryshimin e komisionit të Komisionit të Zgjedhores, ambasadori thotë se kanë komunikume të vazhdueshme me partitë politike, por duhet të jenë ato që duhet të kthejnë normalitetin në kuvend. Ky bllokim, tha ambasadori, ka lënë peng edhe Reformën Zgjedhore, e cila ka nisur diskutimet përmes platformave online.

“Të gjitha partitë politike duhet të kontribuojnë në të gjitha procedurat normale të jetës parlamentare dhe për këtë arsye ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me të gjithë partitë politike në Shqipëri.

Për momentin kemi bllokime të gjithë procedurave parlamentare ku një ndër to është edhe reforma elektorale.

Europa është e bërë nga uniteti dhe nga diversiteti dhe për rrjedhojë ne nuk kemi një recetë fikse se si mund të organizohet demokracia në institucionet tona kjo varet vetë ne nga institucionet shqiptare për ti riorganizuar këto elementë”, u shpreh ambasadori.

Një koment e pati edhe për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Negociatat kanë nisur tashmë por besoj për grupin e ri të kapitullit ky është vendim që do merret nga këshilli por besoj se do jepet. Ky është një proces që është në vazhdim nuk ka arsye të mos hapet së shpejti dhe është një vendim që do merret”, theksoi ai.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet