Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për kaosin e shkaktuar ditën e djeshme në seancën plenare nga grupi i Berishës dhe Bardhit, ku pati edhe tentativë për zjarrvënie.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se ndezja e zjarrit në Kuvend dhe tentativa për zjarrvënie, është krimi më i rëndë kushtetues në Shqipëri të cilin nuk e kanë bërë as fashistët gjatë pushtimit italian.
Duke e konsideruar si mjet terrori, mënyrën e zgjedhur nga grupi i Berishës dhe Bardhit përgjatë seancave plenare, Braçe shkruan se deputetët përgjegjës duhet të marrin përgjigjie penale për veprimet e tyre.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nuk është pronë! Zjarrvënia në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nuk është djegie e pronës me zjarr. Jo! Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, është institucioni më i lartë kushtetues i vendit. Ndezja e zjarrit në të për ta djegur është krimi më i rëndë kushtetues në këtë vend. Nuk e ka bërë as fashizmi gjatë pushtimit. Ndaj kush e merr me shaka, e relativizon, e shpërfill nga pikëpamja kushtetuese e penale bën gabim të rëndë. Fashizmi që po sundon jetën politike për më shumë se një muaj me këtë mjet terrori, duhet të marrë përgjigjie kushtetuese e penale!”- shkruan Braçe.
Ditën e djeshme, seanca u shoqërua nga anormaliteti i krijuar prej javësh nga deputetët e grupit Berisha e Bardhi të cilët përveç përmbysjes së karrigeve, hedhjes së tymueseve, ndezën edhe zjarr me deputetin Flamur Noka.
Ndaj këtyre veprimeve, reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili kërkoi që autoritetet të nisin hetimet për përgjegjësit për të cilët tha se nuk duhet të fshihen pas imunitetit të deputetit. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, për veprat penale të neneve 151 dhe 154 të Kodit Penal, dënohen nga gjobë deri në 5 vjet burg.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
37.7%
-
Gërryerja lumit
24.3%
-
ARRSH
38%
Vota total: 1475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shpërthen’ Galdini: Drejtuesit e PD janë impotentë, të tredhur dhe eunukë! S’kanë objektiv të vijnë në pushtet
25 Shkurt, 23:03
-
ILD merr në dorë fatin e gjyqtares Irena Gjoka, avokati: Dënimi në Greqi u falsifikua nga qarqe greke pranë Fredi Belerit në bashkëpunim me Berishën
25 Shkurt, 23:02
-
Rama postoi video të një aksi të shkatërruar në Portugali, reagon Bardhi: Atje kishte ciklon, në Shqipëri rrugët po i shemb korrupsioni
25 Shkurt, 19:50
-
Misioni i PPE takohet me Grupin Parlamentar të PD-së, Bardhi: Zhvillimet në Shqipëri në fokusin europian
25 Shkurt, 17:11
-
Sulmet e Berishës ndaj fjalimit të Ramës në Bordin e Paqes për krerët e UÇK-së, Balla: Akt i rëndë anti-kombëtar!
25 Shkurt, 16:55
-
Molotovët drejt xhamisë/ Berisha nuk tërhiqet nga dhuna: Ne mbajtëm qëndrim korrekt! PS është organizatë kriminale
25 Shkurt, 14:06
-
VIDEO/ Me dy gishtat lart, dhëndri i Berishës përdor xhaminë si bazë gjatë protestës me molotovë! Orienton militantët nga ballkoni
25 Shkurt, 12:59
-
Debate mes socalistëve në komision, diskutohet agjencia e re e burgjeve dhe shërbimit të provës, PS i heq ‘kontrollin’ ministrit të Drejtësisë dhe ia kalon Ramës
25 Shkurt, 12:18
-
‘Frika e vërtetë e Berishës është 21 janari’, Beqiri: Pas Mediut, radhën për masakrën e Gërdecit e ka Shkëlzeni
25 Shkurt, 11:43
-
9 muaj pas zgjedhjeve, PPE sjell misionin faktmbledhës në PD! Berisha: Presim rekomandime e mbështetje për zgjedhje të lira
25 Shkurt, 10:10
-
Berisha kundër UÇK, sulmon fjalimin e Ramës në Bordin e Paqes për lirimin e Thaçit (VIDEO)
24 Shkurt, 17:31
-
Numri i komsioneve u rrit nga 8 në 11, Bardhi reagon pasi Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin: Europa nis aty ku mbrohet parlamentarizmi
24 Shkurt, 17:23
tregon se dicka e madhe po afrohet per trimat e dash cubelit
PërgjigjuSpak te mare vendim e duhur per keta dy maskarenj Hiqen sikur qajne hadhet e popullit por nga ana tjeter ju vene flaken ne burg qent se meritojne te quhen njerz po te jene te zote te dalin ne parlament te tregojne zotesin e tyre
PërgjigjuZJAR NE KUVËNDIN E MËMËS SHQIPËRI!!!!!!!!...SIGURIMI I SHTETIT TE MER VEPRIM USHTARAK PER TE PASTRUAR HALETË DHE ARMIQTË.
PërgjigjuArmiku shqipfolës Edvin shkjau është në krye të ekxekutivit
O braçe-kanaçe e mban mend ate kroniken ne tere tv e kohes me 2008 kur vajte ne Gerdec me edvinin kryetare dhe i rrahet shpatullat salehut kryeminister...nuk e harron populli dhe ndergjegja o braçeKANAÇE. Te tere nje kategori jini,imorale,vrases,hajdute,te korruptuar dhe bastarde
Përgjigju