Në pamundësi për të mbajtur fjalën e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të kaosit të Rithemelimit, Presidenti Bajram Begaj e dha përmes një konference nga Presidenca mesazhin që duhet të kishte drejtuar në seancë plenare.
Ai u shpreh se çelja e punimeve të sesionit të ri të Kuvendit, ishte një mundësi e mirë që deputetët e Kuvendit të shënonin fillimin e një kthese në jetën politike të vendit tonë. Në fjalën e tij Begaj pati një apel ndaj partive politike që të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Deputetët të gjejnë gjuhën e përbashkët. Kuvendi të jetë tempulli i shpalosjes së vlerave më të mira të vendit. Kuvendi është hapësira e debateteve ku profesionistë të ndryshëm, media, student, shoqëria civile, diaspora dhe përfaqësuesit e shtresave të ndryshme sociale e të pakicave kombëtare, të kenë mundësi të përfshihen e të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën zërin e saj argumentat e saj si dhe përballja në debate me ide dhe argumente. Demokracia është një proces që jetësohet nga përkushtimi për konsolidimin e saj”, tha Begaj.
"Me dashurinë për Shqipërinë, me respektin për qytetarët të cilët ju kanë zgjedhur, me përgjegjësinë madhore që mbart detyra e përfaqësimit, ju deputetë mund dhe duhet të gjeni gjuhën e përbashkët dhe të krijoni një atmosferë ku mbizotëron dialogu, interesi publik dhe kombëtar", shtoi ai.
Ndërsa nënvizoi se Kuvendi ka nevojë për opozitën, për zërin dhe argumentat e saj,, Presidenti kërkoi që interesat partiake mos bëhen pengesë për zhvillimin e vendit si dhe mos pengojnë integrimin.
"Interesat partiake nuk mund të bëhen pengesë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin social- ekonomik të vendit dhe, për situatën ku ndodhemi, për ecurinë e procesit integrues në BE. Ky sesion parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ky sesion i ri parlamentar është një mundësi e re për ju deputetë që të ri-orientoni dialogun për të mirën e përbashkët, interesin kombëtar dhe konsolidimin e pozitave të Shqipërisë në rajon, me BE-në dhe aleatin tonë stategjik SHBA. Ndaj uroj t’i riktheheni bashkëpunimit parlamentar dhe të rigjeni qëllimin e humbur", tha më tej presidenti.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Republikës, Bajram Begaj i cili për shkak të kaosit të krijuar nga opozita në Kuvend u detyrua që fjalimin për hapjen e sesionit të ri parlamentar, ta mbante nga presidenca.
Bardhi vijoi me akuzat e tij ndaj presidentit, duke e konsideruar këtë të fundit si një palë në konflikt që nxit më shumë përçarjen në Kuvend. Sipas Bardhit, Begaj ka treguar anësi gjatë fjalimit të tij.
“Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend.
Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!”- shkruan Bardhi në reagimin e bërë.
Presidenti flet si jashtetoksor,as mish e as peshk.Te gjithe e dine se Kuvendi eshte vendi ku pozita e opozita duhet te bashkepunojne per realizimin e detyrave te tyre per perparimin e vendit.Secili duhet te beje punen e vet.Ky nuk eshte Kuvendi qe i duhet Shqiperise e shqiptareve.
PërgjigjuTurp per kto deputate qe sillen ne tempullin e popullit sikur e kan pronen e tyre .Kur vrasit e hajdutet si dhe njerez pa kulture e educate zgjidhen deputete keshtu do te vazhdoje
Përgjigju