Rithemelimi, Perëndimi… shiu dhe Nastradini!

Rithemelimi, Perëndimi… shiu dhe Nastradini!

Mike Pompeo në Tiranë dhe përfaqësues të opozitës

Një ditë Nastradini u lag nga shiu i dendur që binte pa pushim, ndërsa endej nëpër rrugët e qytetit. Duke ecur pa disa disa njerëz poshtë një strehe, të cilët kishin ndezur një zjarr. Nastradini i afrohet strehës por askush nuk po e lejonte pranë zjarrit, që të thahej edhe ai.

Për të realizuar qëllimin e tij Nastradinit i lindi një ide. – Në pazar po shpërndahet pilaf falas, – i tha ai të parit që ndodhej më pranë tij dhe me të dëgjuar këto fjalë, ai iku me vrap. Kështu vazhdoi Nastradini, duke përsëritur me secilin të njëjtën gënjeshtër derisa ikën të gjithë.

I mbetur i vetëm nën strehë, Nastradinit iu krijua i tërë komoditeti i duhur për t’u ngrohur pranë zjarrit dhe për t’u tharë nga shiu që binte pa pushim. Mirëpo, pavarësisht kësaj, Nastradini filloi të mendonte me vete: A thua ishin budallenj të gjithë këta që ikën? Mos po shpërndahet vërtet pilaf falas në pazar?

Kështu, pa kaluar shumë kohë nën strehë Nastradini filloi të besojë gënjeshtrën e tij dhe nxitoi me vrap drejt pazarit, për të përfituar ashtu si të tjerët edhe ai një racion pilaf falas, duke u lagur sërish.

Një përpjekje të ngjashme po zhvillohet gjatë muajve të fundit në skenën tonë politike nga nismëtarët e “Rithemelimit” të PD-së që kur lideri i tyre historik është vënë përballë akuzave të forta të DASH. Veç lëvizjes që kanë nisur, ata kanë sajuar edhe një të ashtuquajtur ‘komplot botëror’, që thonë se është ngritur nga lobingje dashakaqëse ndaj tyre, Shqipërisë në veçanti, dhe demokracisë në përgjithësi.

Ndërkohë, të gjitha qëndrimet zyrtare të deritanishme nga SHBA si dhe vizita më e fundit në Tiranë e ish-Sekretarit Republikan, Mike Pompeo, zbuluan mes të tjerash se pas ‘shiut mund të bjerë breshër’.

Nuk ka asnjë dyshim që politika e jashtme e SHBA-ve është aq e unifikuar saqë nuk e ka parë të arsyeshme për të diskutuar, thuajse fare me ndryshimin e qeverive, propozimin ose vendimin për të nisnin luftrat e fundit në ish-Jugosllavi, Irak, Siri, Afganistan etj. As raportet me shtetet më të fuqishme si Kina, Rusia, Franca, apo ato problematike si Koreja e Veriut nuk ndryshojnë kur ndryshojnë qeveritë e saj. Nuk ndryshojnë me aq lehtësi as qëndrimet e SHBA–ve ndaj të gjitha shteteve dhe rajoneve të botës, nga asnjëra prej dy forcave politike që alternohen në qeverisjen e saj. Është absurditet të besohet se qëndrimet e institucionit më të lartë të politikës së jashtme amerikane mund të ndryshojnë, ndaj ndonjë individi!

Duke sajuar histori të tilla komploti, aq sa i kanë bërë të besojnë përkrahësit e tyre se Departamenti Amerikan i Shtetit është një institucion i korruptuar, një ditë nuk është çudi që ta besojnë edhe ata vetë të cilët e sajuan këtë histori, se mund të jenë pjesë e të njëjtit ‘komploti botëror’. Në fund mund të besojnë sajesën e tyre për të dalë nga situata, por në të gjithë këtë përpjekje rrezikojnë të kenë të njëjtin fat ashtu si Nastradini, i cili u lag edhe një herë të dytë kur vendosi të shkojë pas të njëjtës turmë që kishte manipuluar për interes të tij.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë