Debatet/ Negociatat përplasin Rithemelimin! Shehu: Të kërkojmë lirinë e Berishës! Nallbati: Ik more ti! Salianji kundër: 5 muaj sherr për t’u ulur me Ramën

Negociatat me Partinë Socialiste për kthimin e normalitetit në Kuvend kanë përplasur deputetët të Rithemelimit. Para se Gazment Bardhi të ulej në tryezë me socialsitët, deputetët e Rithemelimit u mblodhën për të diskutuar mbi çështjet që do negocionin për t’u dhënë fund skenarit të bllokimit së jetës parlamentare. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku ka zbardhur debatet.

Në nisje të mbledhjes, Bardhi ka bërë me dije se ka marrë dakordësinë e Berishës dhe nënkryetarëve të Rithemelimit për të pranuar ftesën e mazhorancës për negociata. 

"Ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për t’u takuar në mënyre informale me kryetarët e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë Berisha dhe me nënkryetaret e tjerë vendosëm të marrim pjesë…", ka thënë Bardhi. 

Kundër kësaj lëvizje ka dalë deputeti Ervin Salianji. 

"Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës", ka thënë Salianji. 

Por, në mbledhje ka pasur debate verbale mes dy deputetëve Tritan Shehu dhe Bledion Nallbati. Shehu ka propozuar që të vijojnë me aksionin në Kuvend, si edhe të vendosin si kusht lirimin e Sali Berishës, në arrest shtëpie për aferën Partizani.

Duket se ky propozim nuk është pritur mirë nga deputeti Bledion Nallbati i cili i është kthyer kundër Shehut me tone të ashpra, duke i thënë se ai nuk ka bërë asgjë për kaosin në Kuvend. Nallbati më pas ka dalë jashtë dhe ka biseduar me Flamur Nokën.

Tritan ShehuNe duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rendësi këto që marrim (negociatat)

Bledion Nallbati: Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend dhe flet këtu për aksionin.

Pas mbledhjes, Tritan Shehu mohoi të ketë pasur debate, ndërsa u mandatua edhe Gazment Bardhi për negociatat me PS. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
Zbardhen debatet në grupin e Rithemelimit! Bardhi merr ‘bekimin’ e Berishës për negociatat me PS! Salianji del kundër: Lëvizje e gabuar

1707758416_ervinsalianji.PNG

Report Tv ka zbardhur diskutimet në mbledhjen e grupit të Rithemelimit. Bardhi ka thënë se është konsultuar me Berishën dhe nënkryetarët për të negociatat me PS.

Nga ana tjetër Salinaji ka dalë kundër, duke thënë se kjo është një lëvizje e gabuar.

Pjesë nga debati

Gazmend Bardhi: Siç jeni njohur nga media, ditën e premte kam pasur një ftesë nga Lindita Nikolla për  t’u takuar në mënyre informale me kryetaret e grupeve për t’i dhënë zgjidhje krizës parlamentare, pasi jam konsultuar me kryetarin e partisë Berisha dhe me nënkryetaret e tjerë vendosëm të marrim pjesë…

Salianji: Vendimi për bisedimet ose “negociatat” është dëmtues për Partinë Demokratike dhe për opozitën! Perceptimi që do krijohet është që krijuam sherr për 5 muaj që të ulemi me Ramës, ne nuk mund të bëjmë sherr për t’u ulur me Ramën! Pas aksionit tonë bllokues Partia Socialiste ka ndryshuar ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë shenjë tërheqje as në deklaratat publike të Ramës!

Rikthimi sot në konferencën e kryetareve është praktikisht rikthim në normalitet dhe në normalitet nuk kthehemi se jemi ulur me Ramën, por nëse e vendosim vetë. Nëse ju thoni që aksioni ka pasur sukses marrim vendim si grup parlamentar dhe rikthehemi, por që të hyjmë në normalitet se u ulëm me Ramën. Do krijojmë perceptim dëmtues për opozitën dhe do jemi joserioze siç ka ndodhur shpesh në këtë parti e këtë seli që radikalizohemi që të marrim vëmendjen e Ramës ndërkohë që vëmendjen dhe besimin duhet ta marrim tek qytetaret! Ky akt i sotëm na bën dhe me pak të besueshëm!

Të paktën të marrim vendim tani për tu rikthyer vetë në normalitet jo si shkëmbim se Rama u ul. Çfarë u ul Rama? A jemi ne që nuk marrim pjesë me vullnet në konferencë kryetaresh? A është qeveria në të njëjtin pozicion që thotë riformuloni kërkesat në konference kryetaresh dhe me ligjin e ri për komisionet hetimore merrini? A është qeveria që thotë që me mbarimin e afatit te komisionit bipartizan te Reformës zgjedhore do ta kalojmë tek ligjet? Çfarë fitojmë ne nga ky aksion? Po bëjmë lëvizje të gabuar dhe me pasoja…

Flamur Noka: Ne sot jemi pranuar si palë dhe si realitet politik siç e tha ambasadori i BE! Aksioni jonë pati sukses sepse ju imponuam qeverisë dhe tani do merremi me terrenin. Ata pranuan që ne jemi PD pranuan kryetarin e grupit tonë.

Salianji: Kam dy pyetje se s’bej dot me sikur, ore e quani aksionin e deritanishëm të suksesshëm pse nuk e vazhdojmë? Se dhe i suksesshëm dhe e leme sikur nuk shkon! Së dyti si qenka sukses dhe tërheqje që ne po ulemi aty ku kemi refuzuar vetë të ulemi prej 5 muajsh? Tek konferenca e kryetareve.

Se treti, si e njohën tani realitetin? Se kryetar grupi parlamentar dhe i ftuar përherë ne konferencë të kryetareve ka qenë Gazi. Jam i mendimit që po ndërmarrim lëvizje të gabuar dhe imagjino nëse do dështojë bisedimi i sotëm apo plotësimi i kërkesave, si do themi pastaj qe bëmë pak gabim se Rama ta hedh për të 100 herë.

Ina Zhupa: Ne e nisëm aksionin në tetor ku kishim 3 kërkesa që lidheshin me zbatimin e të drejtave tona kushtetuese. Sa herë kemi folur publikisht gjatë këtyre muajve ne kemi thënë se në momentin që këto kërkesa plotësohen, ne i kthehemi normalitetit. Në momentin që ata kanë dalë publikisht (Spiropali në seancë, Lindita Nikolla me ftesë dhe po flasin për plotësim të kërkesave), ne s’mund të dalim kundër asaj që kemi kërkuar deri tani. Nëse ne shtojmë kërkesa apo i ndryshojmë, ne humbasim besueshmërinë. Ne duhet t’i meshojmë qënies palë në reformën zgjedhore, që cilado të jetë forma, pasi skadon afati i komisionit, mjafton që ne, grupi ynë të këtë veton. Nuk ka rëndësi forma, por ne duhet të kemi veton, pasi nga kjo varet edhe e ardhmja jonë politike dhe vota e qytetarëve. Duhet të sqarojmë qytetarët që ne në fillim kemi kërkuar 2 komisione hetimore, sepse është ngrit ideja që kemi kërkuar 8 dhe marrim 2, ndërsa e vërteta është se 8 janë kërkuar që prej 2021-it. Ndërsa nismat ligjore disa janë rrëzuar por kemi mundësi të depozitojmë te tjera në vazhdim.

Xhelal Mziu: Jam pro gjetjes së dialogut maxhorancë-opozitë.

Por, komisionet hetimore janë bërë më pak të domosdoshme në këtë situatë ku jemi, në raport me reformën zgjedhore. Në këtë kontekst ne duhet të kryesojmë dhe të kemi maxhorancën e këtij komisioni të opozitës. Krahas saj, duhet që ajo çfarë u zhbë nga parlamenti i kërpëratave të implementohet në këtë limit kohor të reformës zgjedhore si;

Rikthimi i koalicioneve parazgjedhore, sepse eleminon mbetjet e votave, obligon çdo subjekt brenda koalicionit të marrë maksimumin e votave dhe partitë e vogëla të mos jenë “parazitare” si në ligjinë aktual. Vota e diasporës është determinante, mbi 50% janë në emigrim, duhet ta kthejmë në kauzë votën e tyre. Duhet ti përfshijmë në strukturë dhe betejën elektorale. Shit-blerja e votës, shkelja e kodit zgjedhor të konsiderohet krim i rënd zgjedhor dhe të 10 fishohet dënimi dhe kur punëson apo prokuron, apo largon nga puna 6 muaj para ditës zgjedhjeve të penalizohen 10 fishë. Krimi zgjedhor është më i rënd se ai ekonomik. Listat e hapura duhet të jetë betej e PD, jo aset i dikujt tjetër. Do të prodhonte më shumë vota për PD dhe opozitën me lista të hapura.

Ora 13:13
Debati me Nallbatin, Tritan Shehu e mohon: Çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe

 

Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Rithemelimit në seli. 

'Gjendja është përkeqësuar me burgojsen e Berishës. Mund  të ketë alternativa, fantazi. Por ama mos mendojmë se nëse marrim dy komisione arrijmë suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS-më por me elektoratin tonë, kur ne na përkarhin ashtu si në protestë.', ka thënë Shehu.

I pyetur nga gazetarët për një debat në mbledhje me Bledjon Nallbati, Shehu e ka mohuar duke thënë se çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe.

'Nuk e di këtë gjë. Siç duket çimkat nuk kanë punuar mirë kësaj rradhe. Unë flas mendimet e mia, realisht duhet të koncentrojmë aksionin tonë në atë që është më tragjike. Izolimi politik i kryetarit të partisë. Ky aksion duhet bërë brenda dhe jashtë parlamentit. Unë nuk thashë as kaos, as bllokim, duhet koncentrim për të kundërshtuar burgosjen e kryetarit të partisë. Kështu do të vepronte çdo parti. Kjo është kauza jonë. Është e larmishme, e gjërë nuk është vetëm në parlament.', shtoi Shehu.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 13/03/2024 00:12

    Mos ndalo salianji merr shkopin e bejzbollit dhe futé pas meqe diten e tet janarit kur dole me te ne dore pasi nuk te beri pune per ta ruajtur kullen dhe per pak sa sta futen pas noka me kriminelet tjer, pastaj seq u pendove dhe fshehe diku ate shkopin e bejzbollit duke i ra ne gjunje berishes e nokes sikur mendojne se do te bejne kryeminister por ja qe te qhkoi hiq, tash ngulu vet ne ate shkopin e bejzbollit sa ste ka ngulur noka me kriminel gazialem bardhziu, sidoçoft edhe ti i njejti je si nje bajge e ndare me rrote kerri.

    Përgjigju
  • Aliu: 12/03/2024 14:16

    Ngaqe Berisha i zhduku dosjen si spiun i Sigurimit, i thur lavde Tritan bastardi. Sa ishte pa i hequr dosjen, i doli kunder, tani kakaris se nuk ka çfare ti nxjerrë më. Burrë pa bythe e pa shtylle kurrizore.

    Përgjigju
  • grigor: 12/03/2024 13:52

    Eshte e turpeshme qe votohet gagaci dhe spiuni Tritan Shehu,shikoni se cfar thote idjoti.

    Përgjigju
  • Emigranti: 12/03/2024 13:51

    Preshi Tritan preshi aty te rri mendja ty mor dallkauk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi

Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi