Rithemelimi shkakton kaos, oficerët e BKH dhe drejtori i Policisë së Tiranës në Kuvend! Nis verifikimi për aktet e dhunës

Seanca plenare e ditës së sotme është zhvilluar me tensione e kaos, kjo pasi deputetet e Sali Berishës kishin mbërritur me një skenar të mirëfilltë për sabotimin e punës së Kuvendit.

Përplasjet fizike mes Qefalisë-Spahos-Mziut, tek përmbysja e karrigeve dhe ndezja e flakadanëve, shoqëruan seancën e sotme, e cila u mbyll shumë shpejt ndërsa deputetët socialistë votuan në këmbë projektligjet.

Pas kësaj situate, në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur dy oficerë të BKH dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Report Tv sjell pamjet teksa ai mbërrin në Kuvend. 

Policia e Tiranës pritet të nis procedurat për verifikimin në lidhje me incidentet e shkaktuara brenda sallës plenare të Kuvendit nga deputetët e opozitës. Verifikim do të ketë për hedhjen e tymueseve dhe aktet e dhunës në sallë. Ende nuk dihet akuzat konrekte që do të ngrihen, apo emrat e deputetëve që do të jenë në verifikim.

Ndërkohë, që në fillim të senacës janë parë pranë Kuvendit forca të shtuara policie. Ndërsa Garda ka qenë gjithë kohën në gatishmëri. 


Lajmi kryesor:

VIDEO + FOTO/ Berisha e 'Rithemelimi' skenar kaosi e dhune në Kuvend! Karrige përmbys e tymuese! Socialistët votojnë ligjet në këmbë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës