Tirane- U thirr nën moton ‘O sot o kurrë’ për t’i ftuar të gjithë shqiptarët kundër qeverisë por protestës së Rithemelimit iu bashkuan vetëm militantët.
Përtej fasadës, pamjet me dron që solli Report Tv nxorrën zbuluar braktisjen që populli i ka bërë Berishës dhe Rithemelimit edhe në protestën e thirrur sot pasdite (20 shkurt 2024) para kryeministrisë. Militantët ishin shpërndarë nëpër bulevard për t'u dukur shumë, ndërsa protestës i ishin bashkuar në shesh fëmijët e Berishës Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha - 'të shpallur familjraisht non grata' nga SHBA e Mbretëria e Bashkuar.
Protestën këtë herë nuk e drejtoi ish Kryeministri, i detyruar ta ndiqte nga shtëpia i arrestuar, ndërsa udhëheqës ishin dyshja Gazment Bardhi dhe Flamur Noka. Për të dhënë edhe një herë mesazhin e bashkimit, të dy bashkë dolën edhe nga Selia e Rithemelimit, duke shënuar nisjen e protestës, si dy sekretarë të përgjithshëm në detyrë që tashmë akuzat nga më të rëndat ndaj njëri-tjetrit duken si të harruara.
Fjalën i pari e mori nënkryetari Boçi, i dyti aktori Malkaj i aleancës së teatrit, e më pas Noka e Bardhi. Si për të mos harruar se liderin e kanë të arrestuar dhe nën akuzë nga SPAK, Sali Berishës ia kishin dërguar foltoren në shtëpi. Ai foli live nga një podium i improvizuar, me një baner nga mbrapa, në një fjalim të gjatë, pa ndonjë mesazh të ri, duke përsëritur në mënyrë besnike 42 fjalimet e mëparshme nga ballkoni i tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’. Teksa Berisha fliste disa prej protestuesve u panë të largoheshin.
Nëse ky rast i paprecedentë i një të arrestuari me masë sigurie që mban miting do të konsiderohet nga SPAK si shkelje e vendimit të GJKKO mbetet për t’u parë. Menjëherë sapo Berisha mbylli fjalën një grup i vogël, kryesisht të rinj, hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë, duke vënë edhe zjarr.
Një prej molotovëve rrezikoi edhe disa prej policive të cilët ishin organizuar në 2 kordonë sigurie. Disa prej protestuesve qëlluan në drejtim të policisë sende të forta, shashka dhe fishekzjarrë ndërsa tentativa për të rrëzuar edhe kordonin metalik detyroi thirrjen në detyrë të forcave speciale. Gjatë këtyre momenteve në foltore mbante fjalimin Ervin Salianji dhe të tjerë më pas por asnjë prej tyre nuk bëri thirrje për qetësim të situatës.
Por gjithçka zgjati pak minuta, si një ‘Deja Vu’ e kaosit në seancat parlamentare dhe gjithçka u mbyll aty, ndërsa disa prej dhunuesve u shoqëruan në komisariatin nr. 1.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka komentuar protestën e thirrur nga Rithemelimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke ndarë në rrjete sociale disa foto nga protesta ku në njërin krah janë mbështetës të Fredi Belerit, kryetar i Zgjedhur i Bashkisë së Himarë, por për të cilin SPAK ka ngritur akuzën për shitblerje votash, ndërsa në foton tjetër është një pankartë ku qytetarët citojnë ish -zv-kryeministrin Arben Ahmetaj.
“Kaq mjafton! Nuk ka nevojë për më shumë! Këta janë! Në mbrojtje të tre vrasësve: Vrasësit të 21 janarit-i pari; Vrasësit (nga e njëjta shtëpi) të Gërdecit-i dyti; Vrasësit të ushtarakëve shqiptarë-i treti”, shprehet Braçe.
Mungesa e Ilir Metës u vu re në protestën e Rithemelimit por si për ta justifikuar veten kreu i Partisë së Lirisë ka publikuar disa foto krahas të cilave thotë se ka qenë në Kajro.
"Kënaqësi të merrja pjesë sot në Kajro në Forumin e Tretë Botëror: Paqe e Drejtë për Zhvillimin",
Një reagim Meta pati edhe për protestën.
"Protesta madhështore e qindra mijëra qytetarëve të lirë kundër narkoshtetit ishte një manifestim i jashtëzakonshëm demokracie në mbrojtje te pluralizmit, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor! Nën udhëheqjen e opozitës së vërtetë dhe të bashkuar, qytetarët rikthyen sot shpresën dhe nisën një betejë pa kthim për shpëtimin e Shqipërisë", shkruan kreu i PL në një tjetër postim.
Meqë Meta ishte në Kajro sikurse ai tha, po deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi pse nuk iu bashkua protestës?
Janë shoqëruar në Komisariatin nr.1 pesë militantë të Sali Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit hodhën molotov dhe gurë drejt kordonit të policisë dhe godinës së kryeministrisë.
Policia e Shtetit dhe hetuesit kanë shkuar para kryeministrisë ku po mbledhin provat që lanë militantët e Berishës të cilët në fund të protestës së Rithemelimit kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të godinës, mbi kokat e policëve të bërë gardh përballë tyre. Përpara kryeministrisë ka shkuar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Pas mbylljes së protestës së Rithemelimit përballë kryeministrisë, deputeti Gazment Bardhi nga selia e vjetër e PD-së, tha se tashmë nuk kam më dyshim se cili grupim përfaqëson Partinë Demokratike. Ndërsa i bëri thirrje gjykatës së Apelit që të mos zvarrisë më çështjen e vulës së PD-së.
“Ka dyshim më kush se ku është PD, kush i gëzon simbolet e PD? Dhe gjej rastin t’i bëj thirrje së pari gjykatës së Lartë të zbardhë vendimin dhe të mos zvarrisë më tej çështjen dhe gjykatës së Apelit që të japë vendimin për vulën e PD. Turi ynë me qytetarët do të vijojë edhe në mënyrë më intensive me ekip më të gjerë. Tashmë do kemi një agjendë edhe më të koordinuar”- tha Bardhi për mediat.
Ky është momenti kur militantët që i janë bashkuar protestës së Rithemelimit kanë rrëzuar gardhin e hekurit para kryeministrisë. Ata shihen teksa shkulin lulet dhe i kanë hedhur drejt policëve.
Protesta e Rithemelimit përballë kryeministrisë është përshkallëzuar. Protestuesit kanë hedhur molotov kapsolla në shkallët e godinës së kryeministrisë.
Ndërsa disa prej militantëve me flamur të PD në duar kanë tentuar të kalojnë kordonin e vendosur nga policia.
Sali Berisha, nga masa e sigurisë “arrest shtëpie” ka mbajtur fjalim online para protestuesve të mbledhur nga Rithemelimi përpara kryeministrisë. Siç shihet në video në momentin që në protestë flet Berisha i cili ka organizuar një podium nga shtëpia, pjesëmarrja e njerëzve është pak më shumë se kur flet nga maja e ballkonit të shtëpisë.
Ndërkohë që duket se populli ka braktisur thirrjet e Rithemelimit për protestë, duke bërë që të pranishëm të jenë më së shumti militantë që thërrasin emrin e Berishës, në sheshin para godinës së qeverisë kanë dalë edhe fëmijët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.
Nga thirrjet e deritanishme nga folësit në podium, vëmendja ka qenë më së shumti tek lirimi i Berishës i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe jo tek shqetësimet e qytetarëve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku pavarësisht se më herët ka refuzuar të jetë pjesë e bashkimit mes Rithemelimit dhe deputetëve të grupit të Gazment Bardhit, ka zgjedhur të jetë e pranishme në protestën e mbrëmjes së sotme.
Në foton e siguruar nga Report Tv, Tabaku shihet pranë Alfred Rushajt, ish kreut të grupit parlamentar të PD-së.
LZHK, PDIU kanë dalë kundër protestës së Rithemelimit. Asnjë përfaqësues i dy partive të vogla opozitare dikur aleatë me Sali Berishën, nuk është i pranishëm në mesin e militantëve që janë grumbulluar para kryeministrisë. Ashtu si PD zyrtare, protestën e kanë bojkotuar edhe Ilir Meta e Monika Kryemadhi të cilët në emër të Partisë së Lirisë kanë çuar përfaqësues Petrit Vasilin dhe Endrit Braimllarin.
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në protestën para kryeministrisë bëri thirrje për dhunë, revoltë dhe shembjen e dyerve të godinës së qeverisë.
Pavarësisht se u deklarua se protesta është organizuar për shqetësimet e qytetarëve Boçi sërish u fokusua në ‘arrestin shtëpiak’ të Sali Berishës duke e quajtur si ‘të burgosur të regjimit’.
“Këto godina janë vende ku grabiten pasuritë tuaja, ku bëhen pazare të pista të qeverisë. Në këto godina është vrarë e ardhmja dhe është burgosur shpresa e shqiptarëve dhe po t’i shihni janë të lyera me krim dhe korrupsion. Të dashur miq, ai që është larguar shihni mirë se çfarë bën, këto godina i mbyll dhe na takon ne t’i shembim ato porta dhe t’i hapim ato dyer. Duke i hapur ato dyer i korruptuari kryeministër do të gjendet pas hekurave. Vetëm kështu e marrin në dorë njerëzit fatin e tyre në Shqipëri. Ndaj duhet të vazhdojmë betejën tonë të vështirë. U them atyre që mundohen të mbyllin këto porta, që duan të burgosin Sali Berishën, që ne nuk dorëzohemi dhe do vazhdojmë luftën tonë sepse jemi të frymëzuar nga njerëzit”- tha Boçi mes të tjerash.
Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Rithemelimit përpara kryeministrisë, që tregojnë një numër të ulët pjesëmarrësish dhe militantësh të udhëhequr nga dyshja Bardhi-Noka në mungesë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpie.
Edhe pse u pretendua një protestë masive duket se protesta e Rithemelimit ka qenë pothuajse në përmasat e protestave poshtë dritares së Berishës. Madje militantët janë shpërndarë nëpër bulevard për t’u dukur shumë.
Në momentin kulmor të protestës kur fjalën e mori vetë Sali Berisha u vu re një numër edhe më i vogël protestuesish. Pra ndonëse qëllimi kryesor i protestës u trumbetua se ishte për të treguar se opozita ekziston, as ky mesazh nuk u përcoll, pasi tashmë Rithemelimi është braktisur nga populli.
Forcat e policisë kanë rrethuar kryeministrinë dhe janë në gadishmëri për të parandaluar çdo përshkallëzim situate. Para godinës është vendosur një gardh metalink që ndan protestuesit nga policia e cila edhe ajo është vendosur kordon para godinës së kryeministrisë.
Në gatishmëri janë dhe forcat RENEA. Video nga LSA.
Rruget e bllokuara
Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Kur kanë mbetur më pak se 20 minuta nga nisja e protestës së Rithemelimit para kryeministrisë, Report Tv ka siguruar pamjet ku vihet re një numër i ulët qytetarësh që i janë përgjigjur thirrjes.
Ndërkohë, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës si dhe janë vendosur 2 kordona policorë para ndërtesës së qeverisë.
Pavarësisht thirrjeve të Rithemelimit për protestën, duket se pritshmëritë e tyre për një numër të lartë qytetarësh në shesh, nuk do të përmbushen.
Vetem Avokat i Popullit nuk mund te quhet. Duhet ti vendosim nje emer tjeter, sepse i Dr l ne mbrojtje vetem krimit dhe jo popullit. Ata shohin se si sillen gardianet e burgjeve me kriminelat. Ç’fare duhet te beje policia me personat qe hedhin molotov dhe lende te tjera djegese?
PërgjigjuOre ca ben keta e rrezuan rregjimin keta.. se isha ne gjume
Përgjigjumaloket ne tirane,,,prishin lulet dhe pemet ,,dhe djegin...ata urrejne gjelberimin.,jane shpellare,,,kujtojne se populli nuk i njeh..u shofshi me soj e sorollop ishallah...
PërgjigjuHahahahahahahahahahhaahhaahahahahhahahaahhaahahhahaahahahaahhahahahaahhahaahahahhahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahha Fundi.
PërgjigjuBardhi e filloj hapjen e protestes si nje "qingj" duke ftuar dhe femijet se do ishte paqesore! Ky i semur psiqik mashtroj kaq hapur dhe rrezikoj jeten e femijeve nga guret tymi dhe flake!Duhet te futet ne spitalin psiqiatrik te burgut dhe te marri mjekimet dhe denimet perkatese!
PërgjigjuU cuan malokeria,shpellaret ka dhe ca tironc nga ata me shtepi me qerpic me pus carac dhe nga nje budall.
PërgjigjuFole ene ti mer katunar turi parur, po te nderrosh 7 lekur tironas nuk bohesh kurre
shkoni e mbytuni ne lane,,se llum jeni ju te gjithe,,,sali,,gaz,basha....
PërgjigjuO Veri, o ditezi. Popull nuk ka per Saliun e ndyre
PërgjigjuEshte ber bajat sala me keto fjalime ka nja 33 vjet te njejtat thote , dhe siperfundim ky ishte ai qe shkaterroj shqiperine, dhe vet u pasurua . Hipokrizia e sales ska kufi .
PërgjigjuKëta larot vazhdojnë të mblidhen duke duartrokitur diktatorin e tyre që i flet nga dritarja edhe akuzojnë lirshëm të tjerët se janë diktatorë, ahahahahaha... Përpara Ahmetaj ishte super i korruptuar etj, kurse sot u shndërrua në heroin e tyre, shyqyr po i jep ndonjë argument me çfarë të merren
PërgjigjuJo vetemmbrojne nje diktator dhe kriminel, por akuzojne qeverine akuale per korrupsion duke mbrojtur hajdutin dhe te koruptuarin me te madh te ketij 100 vjecari bashke me dhendrin, gruan, vjzen, djalin dhje mbesat.Dhe kur i pyet thone jo ai morri pronat e veta ;;;;;te semes dhe te ....
me te then te drejten ketu popull nuk ka me
PërgjigjuDele
Po qfare ka ?