Luçiano Boçi nga Rithemelimi thotë se lirimi nga qelia i ish-kryetarit të bashkisë Vangjush Dako, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Kjo sipas Baçit pasi Dako nuk foli kundër Edi Ramës.

‘Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës. Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirëdokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’.

Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit. Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë.’- u shpreh Luçiano Boçi.

Gjykata e Posaçme liroi Dakon nën akuzë për shpërdorim detyre, pasi janë tejkaluar afatet e paraburgimit. Gjatë hetimeve, ai do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore 24 orë.