'Rithemelimi' i Berishës nuk ndalet, zgjidhen në mënyrë të njëanshme kryetarët e 18 degëve të PD! Tërhiqet kandidati në Kukës: Procesi i manipuluar, listat e votuesve janë ndryshuar

Rithemelimi nuk ka ndërmend të ndalë procesin e zgjedhjeve për krerët e degëve, ndonëse shumica e grupit parlamentar të PD-së mbështetën platformën e bashkimit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj, ku nënvizohet që të ndalet çdo proces riorganizimi i njëanshëm. Rithemelimi ka zhvilluar zgjedhjet sot në 18 degë të PD-së, ku votimet nisën në orën 08:00 dhe përfunduan në orën 18:00.

Kandidati për kryetar i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Irel Elezi u tërhoq nga gara, ndërsa në një prononcim për mediat ai është shprehur se procesi është i manipuluar pasi janë manipuluar listat e anëtarësisë, që kanë të drejtë vote. Në garë mbeti vetëm Admir Sinamati.

Emri i kandidatit fitues është shpallur në 14 degë, teksa ende nuk dihet emri i fituesit në degët Has, Tiranë njësia 9, Kamëz dhe Kavajë.

Ndërkohë, në Gjirokastër është shpallur fitues fitues Eris Shehaj. Në Përmet, kryetar i degës u shpall Arson Lipe, në Tepelenë u shpall fitues Malo Sadikaj, ndërsa në Patos është shpallur fitues Shezaim Ymaraj. Në Cërrik votat nxorën fituese Nadire Asllanin, fitues në degën 13 Tiranë u shpall Arsen Valis, në Memaliaj fitoi Bujar Kapllani, në Këlcyrë Arjan Kasa, në Pogradec Genti Cela, në Kukës Admir Sinamati, Në njësinë nr.3 në Tiranë Gezim Demushi, në Vlorë Atird Hoxha, në Delvinë Altin Kallapodhi dhe në Sarandë Manjola Nikollo.

Një ditë më parë Komisioni i Rithemelimit zhvilloi zgjedhjet në nëntë degë të Partisë Demokratike, konkretisht në Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Tropojë dhe në 4 degë të Tiranës.

Dega               Kandidatët për kryetar dege    

Cërrik             1.Nadire Aqif Asllani (Fituese me 78% të votave)                    

                       2.Myrteza Ramiz Lici

Patos              1. Ardian Gjergji Rama

                        2. Shezaim Ramadan Ymeraj (Fitues)

Gjirokastër     1. Eris Shahin Shehaj (Fitues me 53% të votave) 

                         2. Daniel Ilirjan Sino

Përmet            1. Arson Kleanthi Lipe (Fitues me 81 % të votave)

                         2. Kjara Banush Mamushi

Këlcyrë            1. Arjan Kasa (Fitues me 92% të votave)

                         2. Kleanthi Gjika

Memaliaj          1. Bujar Pasho Kapllani (Fitues me 87.7% të votave)

                          2. Erald Bashki Cela

Tepelenë          1. Malo Hydai Sadikaj (Fitues me 87% të votave)

                          2. Vullnet Malo Xhelili

Pogradec          1. Genti Shaqir Cela (Fitues)

                           2. Kasem Ramadan Galla

Kukës                1.Admir Behlul Sinamati (Fitues me 91% të votave)

                           2. Irel Isa Elezi (i dorëhequr)

Has                    1. Demush Rexhep Kastrati

                           2. Elez Isuf Maci

Tirana 3             1. Gezim Hasan Demushi (Fitues me 81% të votave)

                           2. Klejti Arben Kalaja

Tirana 9             1. Eda Balil Grimçi 

                           2. Hasan Adem Cani

Tirana 13           1. Arsen Kujtim Valisi (Me 61% të votave)

                           2. Engjellushe Osman Hoxha        

                           3. Perikli Rasim Lleshi

Kamëz               1.Arjan Xhavit Hoxha                   

                           2.Artan Shaban Kukeli

                           3. Enver Xhelal Muca              

                           4. Qemal Esat Çejku

Kavajë               1. Eris Petrit Xhihani

                           2.Hysen Qazim Kadiu

                           3. Rudin Durim Hylviu      

Vlorë                  1. Atird Nuri Hoxha (Fitues)

                           2. Edmond Caush Banushaj

                           3. Fatjon Besim Fejzaj

                           4. Lorenc Sazan Danaj

Delvinë              1. Altin Nikolla Kallapodhi (Fitues)

                           2. Hasan Qemal Alizoti

                           3. Nevila Myzafer Ziguri

Sarandë            1. Elvis Tahir Kuci

                           2. Manjola Kastriot Nikollo (Fituese me 73% të votave)

                           3. Rigels Bujar Dervishi

                           4. Robert Petrit Haxhi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:54
Zgjedhjet e 'Rithemelimit', përfundon votimi për kryetarët e degëve në Gjirokastër, Përmet e Tepelenë! Vijon ende në 15 degët e tjera

Me një proces të njëanshëm, 'Rithemelimi' ka zhvilloi sot zgjedhjet për kryetar të 18 degëve të PD. Procesi i votimit ka përfunduar deri më tani në Gjirokastër, ku u shpall fitues Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.

Në Përmet, kryetar i degës u shpall Arson Kleanthi Lipe me 81 % të votave, ndërsa në Tepelenë u shpall fitues Malo Hydai Sadikaj me 87% të votave.

Ora 12:50
Zgjedhjet në 9 degët e PD-së ditën e djeshme, Komisioni i Rithemelimit publikon fituesit  

Komisioni i Rithemelimit ka publikuar fituesit për zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në 9 degët e Partisë Demokratike.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që ditën e shtunë, datë 16 prill 2022, u mbajtën zgjedhjet në 9 degë të PD.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00. Për shkak të numrit të lartë të votuesve, në degët e Kuçovës, Tropojës dhe Tirana 11, procesi vijoi deri sa edhe anëtarit të fundit t’i jepej e drejta e votës.

Pas numërimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura nga Komisionet e votimit në degë, Kryetarë të degëve të PD u shpallën si më poshtë:

1.   Dega 6 Tiranë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fituese u shpall znj. Onelda Zefi me 79.7% të votave

2.   Dega PD Skrapar:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Hajredin Bakiasi me 69% të votave

3.   Dega 16 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Eduard Rexha me 69.7% të votave

4.   Dega Paskuqan:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Anton Pjetërnikaj me 86% të votave

5.   Dega 10 Tiranë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Andi Beliu me 65% të votave

6.   Dega PD Kucovë:

Morën pjesë në garë dy kandidatë.

Fitues u shpall z. Myslim Haxhi, me 57% të votave

7.   Dega PD Elbasan:

Morën pjesë në garë pesë kandidatë.

Fitues u shpall z. Blendi Himci, me 66% të votave

8.   Dega PD Tropojë:

Morën pjesë në garë tre kandidatë.

Fitues u shpall z. Besnik Dushaj, me 54% të votave

9.   Dega PD Tirana 11:

Morën pjesë në garë katër kandidatë.

Fitues u shpall z. Shkëlqen Mustafa me 48% të votave.

Ora 10:58
Luan Baçi: Alibeaj gënjen, nuk i ka mbledhur firmat e deputetëve për platformën e bashkimit, e ka diskutuar në parim

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Luan Baçi ka deklaruar se Enkelejd Alibeaj nuk ka mbledhur asnjë firmë të deputetëve për platformën e propozuar për bashkimin e demokratëve. Sipas tij, Alibeaj vetëm ka biseduar në parim me grupin parlamentar. Baçi sjell shembullin e deputetes, Ilda Dhori, ku thotë që Alibeaj ia ka lexuar emrin sikur ka firmosur platformën e bashkimit, por sipas tij nuk është e vërtetë.

Sipas Baçit, në platformë thuhet që të ndalet procesi i votimit, por sipas Baçit Dhori është organizatore e zgjedhjeve me Grupin e Rithemelimit. Baçi thotë se platforma e Alibeaj nuki shërben bashkimit, por përçrjes së demokratëve.

“Një platformë e Alibeajt jo e grupit të deputetëve. Nuk është asgjë e vërtetë. Alibeaj ka bërë biseda në parim me deputet duke mos u sqaruar pikat e plota të platformës. Një ditë më vonë unë kam qenë me deputeten Ilda Dhori në një proces takimi ku bëhemi gati për zgjedhjet kreut të degës. Emri i Ilda Dhorit është lexuar nga Aliabj si firmëtare, por nuk është e vërtetë se Dhoria tha që ‘nuk e kam firmosur pasi në parim jam dakordësuar për një platformë bashkimi, por jo për pikat që janë aty’. Një nga pikat aty është ndalimi i procesit zgjedhor në fakt Dhori është pjesë e procesit zgjedhor, organizatore e procesit zgjedhor në Divjakë. E solla si shembull për të parë falsitetin e Alibeajt apo deputetëve që merren me këto lloj platformash që nuk janë aspak bashkuese, përçarëse për bazën e PD dhe e sigurt që nuk do e realizojnë dot përçarjen. Po të shikojmë edhe sot më Patos ku duhet të kishte ndikim platforma Alibeajt e ka zero ndikimin e saj për arsye se anëtarët e janë këtu sot dhe votojnë për kreun e ri”, tha Baçi.

Dy ditë më parë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj propozoi një platformë për bashkimin e demokratëve, ku një ndër pikat ishte anulimi i zgjedhjeve të njëanshme që po organizohen nga Komisioni i Rithemelimit për krerët degëve. Sipas Alibeajt, 31 deputetë e kanë firmosur platformën e propozuar nga ia për bashkimin e demokratëve.

Ora 10:07
Zgjedhjet në PD-në e Kukësit, tërhiqet njëri prej kandidatëve: Procesi i manipuluar, në listën e votuesve janë hequr dhe shtuar anëtarë

 

Një prej kandidatëve për kryetar të degës së Partisë Demokratike në degën e Kukësit, në procesin që po zhvillohet nga Komisioni i Rithemelimit, Irel Elezi, është tërhequr nga gara. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se procesi është i manipuluar pasi janë manipuluar listat e anëtarësisë, që kanë të drejtë vote.

“Pas verifikimit që i kam bërë listës kam parë se në listën e zgjedhësve janë mbi 200 emra të rinj dhe shumë demokrat që kanë kontribut 30 vjeçar në PD nuk janë në listën e sjellë nga Tirana. Kam kërkuar sipas normave dhe statutit të partisë regjistrin e anëtarësimit të këtyre emrave të rinj, e kam kërkuar në fillim të procesit për të parë nëse është gjithçka  komform rregullave që parashikon statusi. Nuk më kanë vënë në dispozicion listën dhe kanë refuzuar sqarimet. Kërkesa ime është marrë parasysh. Pasi jam tërhequr nga gara emri im nuk duhet të figuroj më në listë. E konsideroj procesin të manipuluar ju bej thirrje të gjithë demokratëve se aty ku vëreni shkelje, paligjshmëri, reagoni dhe mos pranoni të votoni”, tha Elezi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elezi: 17/04/2022 11:37

    Po ku ke ftyre ti me perqafqsu Kukes o Irel Elezi! Ju elezt ne Kukes vetem per hajduta e kaçake ju kane mbajt, Jo per intelektual kurre, thjesht keni bo ndonje roje, Roje vreshti rrushi e mollesh gostili qe ne kohen e enverit!!! Te pakten Doktori i ka nja 25 vjet doktor dhe ka kontribute ne PD, Jo vetem ne kukes.. ka influece si intelektual ne gjithe Shqiperine Me profesionin e tij, ka qene ure lidhese me shume te mire e te kqij, Pa patur kurre armiq.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?