Komisioni i Rithemelimit vijon procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve ndërsa sot u votua për kreun e degës së PD në Dibër.
1200 anëtarë iu drejtuan kutive të votimit ndërsa u zgjodh Ilir Krosi me 70% të votave, teksa përballë kishte Hamza Leshin, ish kryetar i komunës Kastriot.
Ndërkohë, Rithemelimi duket se nuk ka ndërmend që të ndalë procesin e zgjedhjeve për krerët e degëve, ndonëse në platformën e propozuar nga Enkelejd Alibeaj kërkohet që të ndalet çdo proces i riorganizimit të njëanshëm.