'Rithemelimi', me Sali Berishën në krye, nuk hezituan të zbatonin vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, që ia dha atyre PD-në, megjithatë duket se nuk bëjnë të njëjtën gjë me vendimet e gjykatave që nuk janë në favorin e tyre. Pavarësisht se Gjykata e Apelit të Tiranës pranoi dje ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke rihapur çështjen për kontrollin e PD, sërish  “Rithemelimi” nuk ndalon procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve.

Ditën e sotme do të kryhen zgjedhjet në 14 degë, ndërsa ish kryeministri Sali Berisha votoi në selinë blu për të votuar për kreun e PD në njësinë nr.2 në Tiranë. Vendimin e Gjykatës ai e cilësoi si të pavlefshëm, teksa nuk hezitoi të sulmonte gjyqtaren Blerina Muça, ku tha se akti i saj është i paprecedentë. Ai theksoi se asnjë forcë nuk e ndal 'revolucionin' e nisur prej tij.

Edhe njëherë Berisha përsëriti akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ku deklaratat e saj i konsideroi si qëndrimi personale, duke shtuar se do të ankohen në institucionet e SHBA.

Berisha akuzoi dje ambasadoren Yuri Kim se po ndërhyn në proceset zgjedhore, ndërsa kryediplomatja amerikane në vendin tonë iu përgjigj qartë, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe se ata do të vijojnë të inkurajojnë gjyqtarët dhe prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Gjykata e Tiranës pranoi ankimin e Partisë Demokratike, përfaqesuar nga Enkelejd Alibeaj,  kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike sipas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës. Gjyqtarja Blerina Muça vendosi në Dhomë Këshillimi se PD, përfaqësuar nga Alibeaj ka të drejtë ta paraqesë ankimin në Apel të vendimit të Zhukrit. Nëse vendimi i Zhukrit rrëzohet në apel, Sali Berisha e humbet sërish kontrollin e PD që në fakt e mori pa pritur shkallët e tjera të vendimit.

Degët ku po zhvillohen zgjedhjet dhe kandidatët në garë

Njësia nr.2 në Tiranë

1. Dritan Agim Gazidedja
2. Irma Profi Marku- FITUESE, me 54% të votave
3. Ylber Ramiz Gjeta

Njësia nr.4 në Tiranë

1. Mark Zef Uka
2. Astrit Myslim Kasa

Njësia administrative nr.15 në Tiranë 

1. Abigela Bashkim Driza
2. Florind Xhevdet Mansaku

Dega e PD Lushnje

1. Eduard Sharka
2. Kujtim Gina

3. Klement Cela

Dega e Dimal

1. Bujar Karafil Dhëmbo- FITUES, me 127 vota
2. Thoma Todi Rumnici

Dega e PD Poliçan 

1. Behar Veli Xhaferaj- FITUES, me 69% të votave.
2. Mirela Dilaver Zylyftari

Dega e PD Mat 

1. Besnik Riza Muharremi
2. Denisa Nazmi Vata
3. Xhezmi Iliaz Dika

Dega e PD Durrës 

1. Ardian Mihal Muka
2. Igli Latif Cara- FITUES, me 57% të votave.
3. Osman Stafa

Dega e PD Gramsh 

1. Ahmet Rahman Zani
2. Armir Gani Xhangolli
3. Artur Kalem Rrodhe
4. Gëzim Rapush Toçila
5. Kodhel Tefik Cala

Dega e PD Kurbin

1. Gjergj Pal Oroshi- FITUES, me 56% të votave
2. Islam Ibrahim Ismaili
3. Isuf Sulejman Xhaferraj
4. Vladimir Zef Korriku

Dega e PD Fushë Arrëz 

1. Hil Ndue Kola- FITUES, me 84% të votave.
2. Klement Ndoc Perndokaj

Dega e PD Pukë 

1. Demir Qamil Hyseni- FITUES, me 67% të votave
2. Ndue Zef Suma 

Dega e PD Rrogozhinë 

1. Ilir Sabri Kasa
2. Isa Besnik Halili

Dega e PD Kolonjë

1. Esmeraldo Xhevdet Kasolli
2. Viktor Avni Duro- FITUES, me 61% të votave.
 

Në përditësim...

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Berisha voton për kryetarin e degës 2 të PD në Tiranë: Moment historik, i japim fund kryetarokracisë në PD

 

Sali Berisha ka votuar në selinë blu për kryetarin e degës 2 të Rithemelimit në Tiranë. Ai i konsideroi këto votime si 'historike', ndërsa i pyetur mbi vendimin e gjykatës që regjistroi ankimin e PD kundër vendimit të Agron Zhukrit që regjistroi statutin e  Berishës, ish-kryeministri tha se 'asgjë nuk e ndal revolucionin'

"Uroj nga zemra çdo demokrate e demokrat të 14 degëve të PD që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së Partisë Demokratike dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Firmosin vendimmarrjen me votën e lirë vendimmarrjen e kësaj partie. Kjo është arritje historike, është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit të PD, si një forcë e fuqishme, konservatore, por theksoj se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetët shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko shteti dhe diktature të bazuar në drogën apo ideologjinë. Një njeri që ka minimumin e karakterit nuk i lejon vetes akte të tilla. Gjykata shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin në aktin më të shëmtuar të CV së saj. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë", tha ai.

Ai u ndal edhe te ambasadorja Yuri Kim, duke i konsideruar deklarata e saj si qëndrim e individuale, teksa theksoi se do të informojnë autoritete e SHBA.

"Nuk besoj se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të madh të lirisë, ky është akt individual për të cilin ne do informojmë autoritetet e SHBA", tha ai.