Rithemelohet bordi i AKU-së, ministrja e Bujqësisë: Siguria ushqimore, kryefjalë e nismave tona
Bordi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit
Me iniciativë të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, është rithemeluar Bordi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, për një kontribut konkret në detyrat e AKU-së. Bordi do të përmbajë në strukturën e tij vendimarrëse kryesisht përfaqësues nga shkenca, prof. dr. pedagogë nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, etj.
Ministrja Krifca, në takimin e mbajtur, vlerësoi faktin se struktura e këtij bordi, i cili po kthehet pas disa vitesh në një organ funksional, me bazë të fortë shkencore dhe teknike, do të ekzistojë jo thjesht si një detyrim ligjor, por për një shërbim aktiv e konkret, për ta çuar në një tjetër standard nivelin e ndërveprimit për garantimin e sigurisë ushqimore.
“Referuar një ndër shtyllave kryesore të programit të qeverisë shqiptare ‘Mirëqenie për të gjithë’, siguria ushqimore është padiskutim një ndër kryefjalët e nismave e politikave tona”, tha Krifca ne fjalën e mbajtur.
Krifca komunikoi se në fund të këtij viti, i takon këtij bordi të shqyrtojë e të japë vlerësimin për projektplanin e menaxhimit të krizave të propozuara nga AKU e rrjedhimisht të vlerësojë edhe punën e menaxherit të këtij institucioni.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Jeta Deda, paraqiti planin dhe objektivat e saj për mirëfunksionimin e AKU, me një këndvështrim të ri dhe të detajuar në funksion të sigurisë ushqimore.
Drejtuesja e AKU dhe bordi i ri, me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë nisur punën për një plan të suksesshëm veprimi me me shumë sfida përpara, përfshirë edhe nevojën për ndërhyrje në ligjin aktual të ushqimit dhe hartimin e legjislacioneve të reja që nevojiten.
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, a duhet të zhvillohet menjëherë gara për kryetarin e ri?
-
Po
61.5%
-
Jo
23.1%
-
Nuk e di
15.4%
Vota total: 883
Lajme të tjera
-
Eksportet bujqësore rritje edhe për katërmujorin, Krifca: Shifrat flasin qartë mbi rezultatet
27 Maj, 18:43
-
Krifca: Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë në Tiranë ka pësuar ndryshim rrënjësor sipas direktivave të BE-së
26 Maj, 18:43
-
Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Krifca: Miratohet vendimi për ndryshimin e kritereve për certifikimin e subjekteve agroturistike
24 Maj, 13:18
-
Vendimet e Qeverisë/ Kompensimi i pronave, Manja: Do t’i kthehen ish-pronarëve që u janë konfiskuar, ose marrin kompensim
24 Maj, 13:16
-
Krifca në Romë: Synojmë bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë! Vitet e fundit ka pasur rritje të jashtëzakonshme mes kompanive tona
22 Maj, 19:17
-
Krifca: Mbështetje financiare dhe promovim agroturizmit, përmes paketave fiskale favorizuese
16 Maj, 20:35
-
Hapet edhe tregu e ri publik i Farkës, Veliaj: Heqim 70% të kostos, që kishte tregu privat! Ministrja e Bujqësisë: Do të garantojë çmimet më të lira
8 Maj, 09:10
-
Krifca në Forumin e biznesit Shqipëri-Gjermani: Potencial investimesh në Bujqësi
3 Maj, 13:21
-
Krifca përshëndet panairin ‘Ditët e Bujqësisë’: 69 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare të bujqësisë
27 Prill, 14:16
-
Bisedë online për kompensimin e transportit të drithit, Ministrja Krifca me homologun ukrainas: Mbështesim çdo mekanizëm që ul kostot për fermerët
25 Prill, 13:22
-
Dita Botërore e Tokës, Krifca: Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, rol kryesor për orientimin e fermerëve
22 Prill, 21:36
-
Shqipëria merr pjesë në panairin e Shtutgartit, prezantohen 45 ushqime tradicionale! Ministri gjerman: Një vend që duhet vizituar patjetër
16 Prill, 22:17