Riti arbëresh i Shën Palit

Riti arbëresh i Shën Palit
Në Shën  Palin arbëresh, një qytet i vogël në Basilicata përgjatë kreshtës së malit Carnara dhe në rrëzë të Massiccio të Pollino-s, është ende në përdorim  në kremtimet fetare, riti bizantin me kalendarin liturgjik  Gregorian ndryshe nga ai  latin.

Kjo liturgji, diktuar nga Shën Gjovani Crisostomo,  festohet në javë   të ndryshme,  në greqisht dhe në gjuhën shqipe, ndërsa  ajo e Shën Vasilit kremtohet në festat më të rëndësishme të vitit.
Ja një listë me  karakteristikat më të rëndësishme.

Shenja e kryqit bëhet  me dorën e djathtë, me tre gishta së bashku  në ballë, më pas tek gjoksi,  shpatulla e  djathtë dhe e majtë, kurse dy gishtat e tjerë  përfaqësojnë natyrën e dyfishtë, njerëzore dhe hyjnore të Krishtit.
Kungimi ndryshe nga hostia e ritit latin, bëhet me bukë të bekuar , të prerë në copa të vogla, zhytet në verë në momentin  kur besimtarët marrin bekimin nga prifti.

Priftërinjtë mund të jenë të martuar kufizim që nuk parashikohet në të drejtën  Latine, me kusht që urdhëresa  të zhvillohet pas martesës dhe pa asnjë mundësi të karrierës klerikale.
Edhe tek kreshmët  mund të jepet buka e shejntë, në raste të  tilla si pagëzimi në ritin katolik, siç është bërë në komunitetet e hershme të krishtera, ku edhe Eukaristia ishte bashkëkohore.

Shqiptarët dhe Grekët (Kisha kurrë nuk ka bërë ndonjë ndryshim) të cilët ndjekin ritin Lindor kanë pasur jetë të qetë deri në kohën e zbatimit të rregullave që rezultojnë nga Këshilli i Trentit.
Në fakt ata kishin marrë miratimin, nga Papa  Leo X në 1521, për  ushtrimin e lirë të traditave të tyre dhe kremtimin në ritin bizantin.

Më pas, në 1536, Papa Pali III kishte ndjekur  ritin bizantin me të njëjtin dinjitet me  atë latine dhe besimtarët besonin  Mitropolitit të  Agrigento-s,  i emëruar nga Kryepeshkopi i Ohrit, me pëlqimin dhe në kungimin e Papës së  Romës.

Në vitin 1564 Papa Pali IV, shfuqizoi  përjashtimet dhe privilegjet e dhëna  nga papët e tjerë. Shqiptarët u akuzuan  për herezi, sepse ata mbeten besnik ndaj traditës së origjinës.
Pikëpamjet heretike ishin:
a) pagëzimi  që bëhej  me vaj të shenjtë, e bekuar nga vetë priftërinjtë,
b) pagëzimi dhe kreshmët  që u jepshin dhe jepet  në të njëjtën kohë, nga  priftërinjtë vetë,
c) mosnjohja e gruas kur shkelte kurorën e martesës,  ndjekur nga një martesë e re
d) festa e kalendarit liturgjik nuk përkon me atë  latin.

Përpjekjet për të ushtruar ritin latin nga ana e Kishës, në shumë raste,  edhe në mënyrë të dhunshme, nuk ka marrë rezultatet e dëshiruara, pasi shqiptarët refuzuan të ndiqnin meshën, të merrnin  sakramentet  ose tu afronin  Kishës.

Ishte e qartë nevoja për të thyer lidhjet e tyre me Kishën Lindore, duke përcaktuar  një peshkop të ritit grek, por  katolik, në mënyrë që të mundësonte priftërinj shqiptarë dhe grekë.

Çështja do të zgjidhet përgjithmonë vetëm më 13 janar 1919 (?) kur Papa Benedikti XV themeloi Eparkinë (dioqeza) të ritit bizantin të Ungrës (CS), i cili përfshin edhe komunitetet albanofone të Lucano-s.

Për këtë që i përket ritit bizantin, hipotizohet që të jesh  mjaft larg nga dioqeza  Latine e Anglona (Tursi), ku  ishte  nën juridiksionin e bashkësisë së Shën Palit,  që ka bërë të mundur për ta mbajtur atë, edhe në qoftë e përzierë me ritin latin , që shikohet edhe  në arkitekturën e kishës "Lartësimit i Kryqit të Shenjtë"  me altarët anësor.

Riti bizantin shikohet tek struktura prej druri të ikonestasit, e cila ndan hapësirën  për  besimtarët  nga ajo e  rezervuar për festuesin,  e cila zbukurohet me ikona  të realizuara  me teknikën e ndriçimit. Ikonostasi është menduar si një dritare në mister, në gjendje të sjellë besimtarin në soditjen e hyjnisë.

Rikuperimi i ritit bizantin në San Paulo tridhjetë vitet e fundit nën kujdesin e priftit Francesco  Mele, ka ardhur edhe  me restaurimin sistematik të  ikonave, të lidhura ngushtë me traditën bizantine që shprehin  Askeptizëm dhe Pastërti.

Faktikisht, sipas traditës ikonografike, ikonat  " shkruhen" dhe nuk është e mjaftueshme për ti vëzhguar; duhen lexuar, një punë e mirëkuptimit dhe dëshifrim të  simboleve dhe kuptimeve. Figura më e përfaqësuar është TEOTOKOS (Nëna e Perëndisë), njohur si PLATYTERA , (më e madhja e qiellit) pasi  ajo ka mbajtur në barkun e saj, Birin e Perëndisë.

Zakonisht nën gjirit e nënës shkruhet  fytyra e rritur e të Birit, me një sy “gjyqtari” dhe tjetër me të cilin i mëshirshëm, në Aktgjykimin e   fundit, ku njerëzit do të gjykohen, ose si ODIGITRIA, ajo duke treguar me dorë foshnjën në krahun e saj, sugjeron  udhën që Jezusi erdhi për  të nxjerrë  njeriun , dhe më në fund si GLIKOPHILÒUSA, Virgjëresha e ëmbël.

Ikona e Virgjëreshës Mari ka si një element karakteristik të veshjes ngjyrën  blu me të cilën identifikohet  natyra e saj njerëzore, dhe manteli i kuq për të treguar natyrën e saj  hyjnore, sepse nëna e mbretit të botës. Ngjyrat e veshjeve të Birit janë të errëta.

Në të njëjtën Kishë  është me interes të veçantë një altar i lutjes (DEISIS), i cili përshkruan Krishtin,  ulur në një fron, në të  dy anët,  ndërmjetësuesve e racës njerëzore: nëna e tij dhe Shën Gjon Pagëzori, duke që mbajnë  një pergamenë shkruar  në arbërisht.

Të bukura janë këngët e bukura në arbërisht me rastin e  festës së Krishtlindjeve, "Burra dhe gra bëni hare" dhe e  Pashkëve, "Të  Shtunëzën Manat", si dhe atë të përkujtimit të të vdekurve "Tek jam i thellurith ndër pergatuar".
Këngët fetare mbijetuan deri në ditët e sotme falë  gojëdhënave. Bukuria e tyre mbështetet në polifoninë  që përfshin të gjithë të pranishmit, pa pretendime të mëdha të kënduarit me profesionalizëm, por që të jep idenë e një kontakti më njerëzor dhe të  drejtpërdrejtë me Zotin.
 
PËRKTHIMI NË GJUHËN ARBËRESHE
 
Riti aljbëresh i Shën Paljit

Shën Palji, katund i vogelj aljbëresh i Bazilikatës çë shtrohet gljat kurrizit të Karnarës e ka këmbët e Puljinit, i ka adhe tradhita relixhoze bixantine me kalandarin liturxhik Giuliano ndryshe ka ai i ljëtinjvet  Gregoriano. Kjo liturxhi e San Giovanni Crisostomo çelebraret një javë grekisht e një javë aljbërisht kurse ajo e Shën Vaziljit çelebraret me festat më të mbdha e vitit.

Njo elenku  e partikularitatavet më sinjifikative. Kriqja bëhet me të paret tre gljishtë ( la Trinità) e dorës  djathët perpare në ballët, tek stumahi , ka mushku djathë e ljurtëmu ka ai manxhin. Të tjerët dy  gljishtë rraprezentarnjen dy naturat e Krishtit, “umana” e “divina”.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Rilindasi gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm