Rival me Shqipërinë në grup, Spalletti: Italia do provojë të mbajë trofeun e Europianit

Rival me Shqipërinë në grup, Spalletti: Italia do provojë të mbajë trofeun e Europianit

Luciano Spalletti

Nga 14 qershori - 14 korrikun e 2024 në Gjermani do zhvillohet Europiani 2024 i futbollit, me kombëtaren shqiptare që për herë të dytë në histori është pjesë e një eventi madhor.

Të shortuar në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, kuqezinjtë janë në grupin më të vështirë dhe do provojnë shanset e tyre kundër dy skuadrave kampione bote dhe një nënkampione.

Veç saj, Italia është fituesja në fuqi e Europianit. Trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti ka komentuar sërish këtë turne duke thënë se të tijtë do mundohen të mbajnë kurorën e kampionit.

"Shorti? Nuk ka asnjë grup të lehtë në këtë nivel futbolli. Edhe nëse e shikojmë nga perspektiva e kundërshtarëve tanë është më e vështirë të pranohet se kanë ‘peshkuar’ Italinë si ekip i nivelit (vazos) të katërt. Ne kemi historinë tonë, duhet të luajmë për Italinë në këtë kompeticion. Ne jemi kampionët në fuqi dhe kemi detyrimin të shkojmë atje e të luajmë për Italinë, të përpiqemi të fitojmë sërish.

Ka një ndjenjë paksa të dobësuar ndaj kombëtares? Ekziston gjithmonë kjo ndjenjë përkatësie, duhet të dish të dallosh që fanella e kombëtares është diçka ndryshe. Është e qartë se edhe klubi bëhet i rëndësishëm, por nga sa kemi parë, angazhimi i lojtarëve ka qenë total. Sot të rinjtë janë më konfuzë, ka shumë gjëra të tjera, ndaj është pak e vështirë të bësh dallimin midis gjërave reale dhe atyre virtuale", tha mes të tjerash Spalletti.

Shqipëria luan në datën 15 qershor kundër Italisë, në 19 qershor kundër Kroacisë dhe mbyll ndeshjet e grupeve në 24 qershor kundër Spanjës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda