Rivaliteti për lojërat e fatit vrau Santiago Malkon, e ekzekutuan sapo la vajzën në spital! SPAK: Klani 'Duka' planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, por s'e gjetën
Santiago Malko dhe Ervis Martinaj
TIRANË-Rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive është shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
Prokuroria e posaçme ka përfunduar hetimet duke i kërkuar gjykatës dënimin e autorëve të dyshuar të cilët sipas akuzës kanë planifikuar vrasjen e më pas ekzekutuar Malkon duke e qëlluar me kallashnikov e pistoletë. Për herë të parë SPAK zbulon se Malko është ndjekur për disa kohë dhe sapo ka shtruar në spital vajzën e vogël dhe është larguar prej aty është ekzekutuar.
Prokurori Behar Dibra në kërkesën e tij dhe hetimet e kryera thotë se plani ishte ekzekutimi i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi, kanë ekzekutuar Malkon.
Të pandehurit për vrasjen e Santiago Malkos
Leonard Duka në arrati
Erlis Duka, në arrati
Oltian Loga, në arrati
Aleksandër Maxhaku, në arrati
Fatmir Hyseni (Musai), në arrati
Dritan Agaj, në arrati
Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim,
Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë
Xhoni Nica (pushim akuze)
-Vrasja e Santiago Malkos më 27 gusht 2019 ishte planifikuar nga një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët kanë qënë aktivë në terren, ndërsa dy persona të tjerë janë ata që kanë urdhëruar dhe paguar Fatmir Hysenin “Doqen” e Vlorës për të hapur zjarr në drejtim të objektivit Malko. Etja për të vrarë Santiago Malkon dhe për të mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi këtij personi, ka qënë e madhe, kjo pasi shihet qartë dhe hapur mobilizimi i klanit “Duka”, në logjistikë, në burime njerëzore dhe burime financiare. “Shqiptarja.com” e cila ka investiguar dhe publikuar e para se hija e kujt klani fshihej pas kësaj vraje, emrat dhe rolin e klanit “Duka” në këtë ngjarje, ka sjellë të plota akuzat që janë ngritur ndaj personave të shpallur në kërkim si Leonard dhe Erlis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loga, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, Dritan Agaj ose “Gabeli”, Fatmir Hyseni ose “Doqja” dhe Bledar Teta.

Pjese nga dosja
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.9%
-
Jo
77.4%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 1357
Lajme të tjera
-
Akuzohet se ndihmoi në atentatin në 'Don Bosko', 'ushtari' i Ervis Martinaj, element që mund të zbërthejë ngjarjen: S'kam lidhje
8 Qershor, 10:00
-
Nis numërimi mbrapsht! Ylli spanjoll i muzikës Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë më 30 qershor
8 Qershor, 08:25
-
Dako mohon akuzat e SPAK: S’kam pasur dijeni për tenderin për shëtitoren te Currilat e as sa kate është pallati! FOTO ekskluzive e ish-kryebashkiakut në sallën e gjyqit
8 Qershor, 07:39
-
Miqësorja e luksit, Roma mposht Partizanin në 'Arenën e Demave'! Mesazh kundër dhunës: Balancë gjinore
7 Qershor, 22:04
-
Dekonspirimi i aksionit për arrestimin e Dakos, SPAK nis hetimet ndaj personave që nxorën sekretin hetimor
7 Qershor, 16:29
-
Atentati në Don Bosko, 'arrest me burg’ për 'ushtarin' e Ervis Martinajt që siguroi materialet për autorët që sulmuan lokalin e Fatjon Muratit (EMRI)
7 Qershor, 16:07
-
Arrestimet nga SPAK, avokati Ngjela në Report Tv: Akoma s’kanë goditur nivelet e larta, kanë frikë ore! Vetëm politika amerikane na bën punë
7 Qershor, 14:52
-
Arrestimi i Dakos, Vangjeli: Çdokush në Tiranë do habitet nga dosjet në vijim! Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: SPAK të rrisë ritmin e arrestimeve të zyrtarëve të lartë
7 Qershor, 14:37
-
U arrestua nga SPAK/ Pasuria e Dakos, nga pallati 11 kate deklaruar 72 mln lekë tek 25 apartamentet e garazhet! Karriera, fuqia elektorale dhe goditja nga SHBA
7 Qershor, 14:20
-
Gjyqi i Fatmir Mediut merr kthesë të papritur, gjykata pranon palë 290 të dëmtuarit e tragjedisë së Gërdecit! Përfaqësuesit e SHBA ndoqën procesin
7 Qershor, 13:42
-
Lëvizte i armatosur në rrugën ‘5 Maji’, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë! Hodhi pistoletën dhe prangat nga dritarja e makinës (EMRI)
7 Qershor, 13:14
-
Gati të ndjeni ritmin latin? Ricky Martin vjen për herë të parë në Tiranë! Rama: Livin’ la vida loca
7 Qershor, 12:17