TIRANË- Gazetari i Report Tv Artan Hoxha siguron video nga ngjarja ku mbeti i vdekur Santiago Malko, ku duket mjeti i viktimës dhe mjeti i autorëve që ekzekutuan ish-policin. Në video duken mjetet edhe me të cilin ka udhëtuar viktima dhe autorët duke rindërtuar edhe njëherë skemën e ngjarjes që tronditi kryeqytetin rreth një muaj më parë.

Gazetari Artan Hoxha tha sot në studion e Report Tv se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona të cilët e kanë mbajtur Malkon nën kontroll. Në momentin e parë shfaqet një BMW X5 në drejtim të Santiago Malkos. Më pas shfaqet në mjet tip Volskwagen. Autori që ka ekzekutuar Malkon ka udhëtuar me një mjet tip Benz.

"Bëhet fjalë për ngjarjen e ekzekutimit të Santiago Malkos. Janë pamjet e një lokali shumë pranë vendit të ngjarjes. Është BMW X5, Benzi Class me të cilin lëvizin ekzekutorët. Shfaqet edhe Volswageni me të cilin lëvizin bashkëpunëtorët. Autorët që kanë qëlluar Malkon kanë qenë në mjetin tip Benz i cili më pas është gjetur i djegur. Në skenën e krimit është edhe mjet tip Skoda që dyshohet të jetë e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Dyshohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 8 deri në 10 persona. Pak sekonda pasi lëvizin automjetet klientët e lokalit dhe personeli çohen në këmbë dhe afrohen në drejtim të xhamave", u shpreh Artan Hoxha.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha: Këta janë personat që dyshohen si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos (FOTO)

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar fotot e personave të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos. I ftuar në studion e Report Tv gazetari investigativ deklaroi se autorët kanë lëvizur me tre automjete duke rrethuar makinën me të cilën udhëtonte viktima.

Hoxha tha se të dyshuar janë Oltion Loga, Dritan Agaj, Erlis Duka, Ervis Metani dhe Ilir Selmani.

Ora 20:49
FOTO/ Kush është Doçja nga Vlora, ekzekutori i Santiago Malkos, mori pjesë në vrasjen e Harizajt

1569437552_FATMIRHYSENI1.jpg

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka siguruar foton e një prej personave që dyshohet si një prej ekzekutorëve të Santiago Malkos. Në studion e Report Tv gazetari investigativ tha se ai është Fatmir Hyseni i cili njihet me nofkën Doçja nga Vlora.

“Ky personi që shihni në foto është Fatmir Hyseni. Ai njihet si “Doçja” dhe quhet Fatmir Hyseni. Ai është një person mjaft i njohur në botën e krimit. Hyseni ka marrë pjesë edhe në vrasjen e Edison Harizajt. Ai mendohet se është ekzekutori i Harizajt, ngjarje e ndodhur në Durrës. “Doçja” mendohet të ketë marrë pjesë gjithashtu edhe në atentatin e zhvilluar në Vlorë, ku shënjestra Ferdinand Llanaj shpëtoi. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një fëmijë,u shpreh Artan Hoxha.

Ora 20:47
Artan Hoxha: Santiago Malko i kishte marrë peng babanë porositësve të vrasjes së tij! Janë bërë 3 ose 4 atentate

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha ka bërë publike detaje të reja nga vrasja e Santiago Malkos. Hoxha tha se përplasja mes dy grupeve kishte nisur më herët ndërkohë që porositësit e kësaj ngjarjeje janë jashtë shtetit, ndërsa deklaroi se Santiago Malko i kishte marrë peng babain.

"Kemi të bëjmë me një grup me aktivitet të gjatë. Janë tre ose katër atentate kur një palë ka goditur palën tjetër. Porositësit e këtij atentati dyshohet se janë jashtë shtetit. Santiago Malko kishte marrë peng babain e tyre lidhur me konfliktet që kishin pasur më herët. U desh ndërhyrja e skuadrës operacionale të bëhej e mundur kapja e personave që po përgatisnin një atentat. Ata kishin paguar 300 mijë euro", tha Hoxha.