Rivotim në 9 qarqe, analisti Çupi: PD e mbylli ciklin e saj, po shmang vëmendjen për dorëheqjen e Bashës! Qëndrimi i Metës në presidencë, rrezik për stabilitetin në vend

Kërkesat ankimore të PD për rivotim në 9 qarqe pas rezultateve të 25 prillit, për analistin Frrok Çupi janë procese për shmangur vëmendjen nga zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës. Për Report Tv, Çupi, shprehet se PD e ka mbyllur ciklin e saj.

"PD bën kërkesa për të zmbrapsur kërkesat e anëtarësisë së tij, duke kërkuar të fitojë  kohë për lidershipin. Arritjet ligjore nuk bëhen nëpërmjet funksioneve politike. PD e ka mbyllur ciklin me këtë rast dëshmoi që është jashtë kohe. PD ka një trashëgimi kriminale, pasi ata kanë shkaktuar vrasje masive në këtë vend. Në PDS ka degjeneruar misioni votimit apo garës, pasi ka sunduar gjithmonë Sali Berisha në formën e tij dhunuese".

Për Çupin, shkarkimi i Metës tashmë është domosdoshmëri, në të kundërt qëndrimi në presidencë i Ilir Metës përbën rrezik për stabilitetin në vend.

"I përngjan një mbetje që është e dëmshme dhe e rrezikshme, qëndrimi i tij në presidencë është i rrezikshëm se vë në provë stabilitetin dhe pengon ngritjen e drejtësisë. Ky çiban duhet hequr. Meta që nga Lufta e Dytë Botërore i vetmi në Evropë që shkarkohet nga parlamenti. Emri i ri mjafton të mos jetë si Ilir Metës. Kemi nevojë për njerëz të zakonshëm, lloji i Metës i ka ikur koha".

Rigjykimi i Fatmir Mediut për çështjen e Gërdecit, sipas analistit Çupi është  një mundësi për të hapur dosjet kriminalëve të 30 viteve.

Gërdeci është çështje është më e rëndësishme  pasi drejtësia ka qenë skllave e presidentit dhe partisë, më një fund ne fillojmë epokën e drejtësisë, falë edhe SHBA-së. Kjo është porta për të hyrë në gjithë krimet që janë kryer këto 30 vjet

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari