Rizgjedhja e Beqirajt, qeveria
luftë me ASH,Rama pret fondet

Rizgjedhja e Beqirajt, qeveria<br />luftë me ASH,Rama pret fondet
TIRANE - Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajti sot zgjedhjet për kryetarin dhe zëvendëskryetarin e ri mes polemikash ku u përfshi edhe kryeministri Edi Rama.

Pas numërimit të votave të 24 anëtarëve të Akademisë, të cilët morën pjesë në proces, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetar i Akademisë së Shkencave. Beqiraj u zgjodh me 24 vota.

Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari, Myzafer Korkuti. Kështu, Beqiraj dhe Korkuti këmbejnë vendet me njëri-tjetrin në postet kyçe të Akademisë së Shkencave. 

Zgjedhjet në Akademi nxitën mjaft reagime brenda akademikëve dhe jo vetëm, pasi njëra palë kërkoi transformim rrënjësoj kundrejt palës tjetër në "pushtet" që kërkonte të rikonfirmohet në detyrë.

Një ditë më parë, Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje gazetarëve dhe drejtuesve të mediave të vëzhgojnë dhe raportojnë atë që ai e quan “katrahurën e 4 shtatorit”, pikërisht zgjedhjet në Akademinë e Shkencave.

Fuga i ka quajtur këto zgjedhje “farsë zgjedhore”, “për krizën e thellë të kërkimit shkencor në Shqipëri, dhe që është mekanizmi që mbulon faktet që tregojnë se Akademia e Shkencave, por jo vetëm ajo, nuk është në pozicionin e duhur, në ritmin e duhur, në gjallërinë e duhur dhe në rezultatet e duhura!”

Sipas Fugës, në Akademinë e Shkencave nuk bëhet fjalë për garë zgjedhore, por për një farsë e cila synon të mbrojë status quon-në e atyre që sot janë në pushtet në ASH.  

Në polemika u përfshi edhe kryeministri Edi Rama i cili u shpreh se qeveria do ndërpresë fondet për Akademinë e Shkencave, pasi ky institucion në vend të reformimit, sipas Ramës zgjodhi farsën. 

Pak minuta pas rizgjedhjes i pyetur për reformën në Akademi, kryetari i ri, Gudar Beqiraj tha se institutet nën varësinë e saj janë ato që do të sjellin reformën.

Ai theksoi se reformën Akademia do ta bëjë në bashkëpunim me qeverinë.

Duke patur parasysh eksperiencën e madhe që kam në Akademinë e Shkencave jam plotësisht dakord e të jemi bashkëpunues me qeverinë për të realizuar reformën e me siguri kjo reformë do e çojë Akademinë përpara.

Akademia duhet të ketë institucionet e saj e me këtë Akademia do të ndihet e gjallë, e tillë që të ketë produkt. Akademia e Shkencave duhet të jetë produktive për të realizuar detyra të ndryshme që ka qeveria shqiptare për ekonominë”
, tha Beqiraj.


Votuan 29 akademikë
Në zgjedhjet për kryetarin e Akademisë së Shkencave votuan 29 akademikë nga 33 anëtarë. Dy anëtarë të Akademisë së Shkencave, Aferdita Vevecka dhe Ylli Popa janë ndarë nga jeta, ndërsa Artan Fuga dhe nje tjeter nuk kane votuar. Te pranishem ishin vetem 22 anetare, ndersa 7 te tjere kane votuar me zarfa. 

Ndërkohë, Artan Fuga nuk ka pranuar ftesën e ASH dhe për rrjedhojë nuk do të votojë.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet farsë dhe jo një proces që synon reformimin e Akademisë së Shkencave.

Rama: Akademia zgjodhi farsën, tani le të gjejë fondet
Sot u zhvilluan zgjedhjet për kreun e Akademisë së Ahkencave, nga ku fitues doli Gudar Beqiraj. 

Pas zgjedhjes së kryetarit të ASH, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Twitter se "Meqë "Akademia" zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t'i shkojnë universitetit për kërkim shkencor."

Më herët, kreu i qeverisë kishte deklaruar se nëse ky institucion nuk do të reformohej, atëhere nuk do të jepeshin fond nga buxheti i shtetit. 

rama


Kryeministri paralajmëroi edhe më herët duke i kujtuar anëtarëve të Akademisë së Shkencave që të bëjnë reformë dhe jo zgjedhje farsë. Krahas ndërprerjes së financimeve, Rama paralajmëroi se Akademia do dorëzojë edhe godinën ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë. 

Reagimin e tij kreu i qeverisë e ka bërë përmes një postimi në Facebook. 

Postimi i Ramës:
"Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës"", pat shkruar Rama. 

rama ne fb

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat