Rizgjedhja e Dukës, gazetari:
Fitoi me 99.99% si Enveri

Rizgjedhja e Dukës, gazetari:<br />Fitoi me 99.99% si Enveri<br>
Armand Duka u rizgjodh sot për një mandat të pestë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, duke marrë 38 vota në raundin e dytë të votrimit, ndërkohë që rivali i tij në këtë garë Bashkim Fino mori vetëm 24 vota, ndërsa tre vota dolën të pavlefshme. Armand Duka ka 16 vjet në krye të qeverisë së futbollit shqiptar. Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino e cilësoi të parregullt procesin e votimit dhe paralajmëroi ankimim e tij në gjykatë.

Ndërkohë kanë mbërritur edhe reagimet e para të opinionit publik.

Gazetari Mentor Kikia ka përdorur sarkazmën dhe ka propozuar që “20 vjetori i Dukes ne krye te futbollit te shpallet feste kombetare”. Ai e konsideron fitoren e Dukës si ato të Enver Hoxhës në diktaturë.

“Procesi ishte demokratik. Votuesit ishin te qete, te lire. Procesi u monitorua nga vezhgues te huaj e kamera. Numerimi ishte i sakte, pa presione. Duka serish president i FSHF, me mandatin e 5. Kur te mbushe 20 vjet ne krye te futbollit, propozoj te behet nje parade madheshtore sportive. Si ato te 1 Majit, si qemoti. Packa se nje pjese te delegateve i kishte zgjedhur ai. Nje dyzine shoqatash qe votojne, pa kryer asnje aktivitet. Edhe ne kohen e diktatures, zgjedhjet keshtu ishin, me daulle, me valle, feste, pa sherre e pa dhune si sot. Votonin njerezia dhe fitonte 99.99% Enveri” – shkruan Kikia në Facebook.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë

Berisha injoron thirrjet e ambasadës së SHBA e BE-së! Nuk heq dorë nga aktet e dhunës: Deputetët nuk tuten! Nxit dhe anëtarët demokratë të këshillave vendorë në revoltë