Sot në mëngjes pak orë para së të zhvillohej procesi, Rama përmes një statusi në Facebook, paralajmëroi Akademinë duke i kujtuar anëtarëve që të bëjnë reformë dhe jo zgjedhje farsë.
Krahas ndërprerjes së financimeve, Rama paralajmëroi se Akademia do dorëzojë edhe godinën ngjitur me Kuvendin e Shqipërisë.
"Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës".
Por Akademia e Shkencave mbylli procesin duke zgjedhur Gudar Beqirajn kryetar. Pas zgjedhjes së kryetarit të ASH, kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter duke njoftuar prerjen e fondeve.
"Meqë "Akademia" zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t'i shkojnë universitetit për kërkim shkencor."
Kryetari i ri i Akademisë së Shkencave nuk kishte asnjë rival në këtë garë. Ndërsa zv/kryetar i ASH u zgjodh ish-kryetari, Myzafer Korkuti.
Beqiraj dhe Korkuti këmbejnë vendet me njëri-tjetrin në postet kyçe të Akademisë së Shkencave duke sjellë debatin.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com