Rob Kardashian ka qenë jashtë vëmendjes mediatike prej kohësh tashmë, por kjo s’do të thotë që mashkulli i vetëm i klanit Kardashian, ka ndalur së jetuari. Ditët e fundit, 28-vjeçari po përflitet për një lidhje me Blacchyna-n, emri i vërtetë i së cilës është Angela Renée Ehite, performuese dhe biznesmene.
Deri këtu gjithçka në rregull, por në fakt, Blacchyna dhe femrat e familjes Krdashian prej më shumë se një viti janë në armiqësi me njëra-tjetrën. Chyna është ish- e fejuara e të dashurit aktual të Kylie Jenner, reperit Tyga. Chyna dhe Tyga kanë një djalë së bashkë, ndërsa ka qenë shoqe e ngushtë me Kim Kardashian përpara se Kylie dhe Tyga të shoqëroheshin së bashku.
Debatet dhe sulmet mes tyre janë bërë me dije edhe në rrjete sociale, por kjo nuk e ka ndaluar Rob të krijojë një romancë me të dhe madje edhe ta bëjnë publike. Ishte Blacchyna ajo që publikoi një foto në Instagram, duke u ledhatuar me një person që i ka hedhur krahun në qafë.
Nga tatuazhet personi pranë saj është identifikuar si Rob, pasi fytyra e tij nuk shihet. “Vetëm fillimi”, është shkruar nën foton që ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjete sociale, por edhe në familjen e Rob.
Nga burime pranë familjes raportohet se Kylie është e tërbuar me veprimin e vëllait të saj, i cili ia ka bërë më të lehtë Blacchyna-s ‘hakmarrjen’ ndaj familjes Kardashian.
Khloe Kardashian që njihet për mënyrën e të thënit të gjërave troç, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter. "Mund të bësh gjithçka, por mos vepro kurrë kundër familjes", ka shkruar 31-vjeçarja.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com