Njëri nga futbollistët më të mirë të Bajernit të Munihut, Arjen Roben ka bërë të ditur se ekziston mundësia që ta braktisë këtë klub pas skadimit të kontratës në verën e vitit 2013.

“Nuk mund të them me siguri të plotë se do të qëndroj në Mynih. Shumë gjëra kanë ndodhur në javët e fundit, duke përfshirë këtu edhe mosparaqitjen në tre ndeshje radhazi. Sidoqoftë, tani dua që të përqendrohem në fushën e lojës”, ka theksuar Roben, për të shtuar:

“Aktualisht nuk jam në negociata me asnjë klub, por kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”. Për shërbimet e Robenit janë të interesuar Juventusi dhe Interi.