Shtatorin e vitit 2012 erdhi në jetë vogëlushja e këngëtarit Robbie Williams dhe ai u gëzua pa masë.   

Ai ka vendosur t’ja tregojë admirimin që ka për të edhe nëpërmjet një gjesti të veçantë.

Robie ka bërë tatuazh në krah një arush, të cilin ja ka dedikuar të vogëls Theodora Rose.

Tatuazhi i ri ra në sy gjatë kohës që Robbie po shëtiste në Los Angeles.

robbie williams

Sigurisht që nuk është hera e parë që këngëtari i kushton diçka të bijës.

Kënga e tij e fundit “Go Gentle” është bërë gjitathashtu për vogëlushen e tij.

Ai është një baba mjaft i lumtur dhe këtë e ka shprehur edhe gjatë intervistave për mediat e huaja.

“Eshtë një kënaqësi absolute të kujdesesh për të dhe ta duash atë”, ka thënë Williams.

(b.t/shqiptarja.com)