Robert Elsie: Si e zbulova
Josef Sekelin nga Arkivi i Vjenës

Robert Elsie: Si e zbulova<br />Josef Sekelin nga Arkivi i Vjenës
TIRANE- Janë 50 fotografi të një koleksioni të rrallë 150-vjeçar që deri në fillim të këtij shekulli rrinin strehuar në bibliotekën e Vjenës, Austri. Ka qenë studiuesi i palodhur Robert Elsie që arriti të zbulonte këtë pjesë shumë të rëndësishme nga etnografia dhe historia e Shqipërisë. Rruga e zbulimit, siç rrëfen Elsie në intervistën për Shqiptarja.com, nuk ishte e lehtë, por ai i gjeti gjurmët e fotografit Josef Szekely (Josef Sekeli) te veprat e albanologut të shquar Johann Georg von Hahn, dhe ia mbërriti qëllimit që një ditë t’i shihte dhe ta fotografonte koleksionin me pamje nga Shqipëria. Dje në konferencën shkencore "Marrëdhënie shkencore shqiptaro-gjermane pas perdes së hekurt", studiuesi ka rrëfyer sesi fotografi i famshëm Josef Szekely erdhi në Shqipëri 150 vjet më parë dhe ccfarë pa e fotografoi ai.    
 
Profesor Elsie, si e keni zbuluar koleksionin e fotografit Josef Szekely dhe pse e lidhni me fillimet e fotografisë në Shqipëri?
-Unë kam qenë gjithmonë i interesuar për fotografinë e vjetër shqiptare, pra për koleksionet zakonisht të të huajve që kanë fotografuar Shqipërinë dhe Josef Szekely është fotografi i parë i Shqipërisë. Pra ky është koleksioni më i vjetër me fotografi të huajve për Shqipërinë dhe daton 150 vjet pikërisht më tetor në 1863, pra para 150 viteve ka qenë Szekely këtu me albanologun Johann Georg von Hahn dhe së bashku kanë bërë një punë të madhe me fotografitë duke kaluar nga Lumi Drin, pastaj nga Shkodra në Prizren dhe pastaj në Selanik. Josef Szekely ishte i ri në atë kohë, ishte një hungarez me banim në Vjenë. Fotografitë e tij janë zhdukur për një kohë të gjatë, por i gjeta më në fund në arkivin fotografik të Vjenës dhe do t’i prezantoj gjatë konferencës.
 
 
Pra ju mendoni se ky është i huaji i parë që ka hedhur para 150 vjetësh në celuloid pamje nga Shqipëria?
-Në të vërtetë ka qenë Marubi i huaji i parë që ka hedhur në celuloid pamje nga Shqipëria, por Szekely është fotografi i parë që ka pasur mision të fotografojë Shqipërinë si vend dhe ka udhëtuar për këtë Shqipërinë. I huaj ishte edhe Marubi, ishte italian, por nga të huajt që bëri fotografitë e para duke udhëtuar nëpër Shqipëri për qëllime studimi ka qenë Szekely.
 
Ku i gjetët këto fotografi?
-Fotografitë ruhen në arkivin pamor të Bibliotekës Kombëtare të Vjenës, Austri.
 
Çfarë mësuat për jetën e autorit të fotografive?
-Mësova shumë gjëra interesante, që i kam në kumtesë. Fotografi ishte hungarez. Kishte studiuar në Vjenë. Ishte mjaft i ri kur mori pjesë në kërkimin etnografik me kërkesën e Akademisë së Shkencave të Austrisë. Shkoi në Shkodër me anije dhe më vonë u bë fotograf mjaft i njohur. Kishte një atelie fotografike pranë operës së Vjenës. Ka fituar disa çmime në një ekspozitë në Paris. Për për fundin e jetës së tij nuk dieht shumë, por sigurisht ishte fotograf i njohur në Vjenë.
 
 
Kishte ndonjë shënim në nga vizita në Shqipëri, apo vetëm fotografi?
-Jo kishte vetëm fotografi, ndërsa shënimet janë bërë nga albanologu i njohur Johan Georg fon Han, i cili ka shkruar një libër, “Nëpër viset  Drinit e të Vatarit” dhe Szekely ishte shoqërues për të bërë fotografitë.
 
Çfarë kanë spikatur albanologët në konferencën e sotme?
-Ju e dini që Gjermani ka një traditë mjaft të pasur të Albanologjisë, në fusha të ndryshme, jo vetëm në etnologji, por edhe në gjuhësi në radhë të parë, në histori dhe konferenca lidhet edhe me diktaturën, me marrëdhëniet e Gjermanisë Lindore dhe ekspeditën e përmendur sot të vitit ‘57 në të cilën ka marrë pjesë profesor Fiedler, që është këtu sot. Tradita vazhdon dhe ne kemi edhe në Lajpcig etnologë që vazhdojnë të interesohen shumë për etnografinë shqiptare.
 
 
Çfarë ju çoi në gjurmët e këtyre fotografive, sepse unë e mendoj si një zbulim të rëndësishëm?
-Është në fakt një zbulim i rëndësishëm, sepse fotografitë ishin fshehur në arkiva dhe nuk diheshin që ishin atje.
 
Cila ishte shkëndija e parë, gjurma e parë që iu çoi në këto arkiva?
-Unë e kisha dëgjuar si emër Szekely, sepse hani e përmend fotografin, dhe kërkova, kërkova por nuk gjeta fotografi. Kërkova në bibliotekën kombëtare ët Vjenës dhe në mënyrë të prerë më thanë nuk janë në bibliotekë këtu. Ato prapë ishin aty. Ishin të regjistruara. Mbase ishin të regjistruara në një kohë të gabuar, nuk e di. Dhe kërkova disa herë për to, por nuk po i  gjeja. Pas vitit 2002 a 2003 lexova artikullin e një fotografi hebre amerikan që përmendi koleksionin e Josef Szekely-it. Kur e pashë artikullin e fotografit amerikan, u mahnita dhe shkova menjëherë në Vjenë ku më rastis të shkoja në Vjenë. Shkova prapë më Muzeum dhe i gjeta. M’i treguan të gjitha. Janë fotografitë me përmasa të mëdha, mbase një metër në letër fortë, ishin 50 copë dhe në letër shumë të rëndë. Unë pashë të gjitha dhe më dhanë leje për t’i fotografuar ato.

Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët