Pasi shiti shtëpinë ku jetonte me aktoren Stewart në mënyrë që mos të kishte asnjë kujtim që e lidhte me të, Robert është fotografuar me një femër, e cila akoma nuk dihet se kush është.
Mesa duket aktori ka vendosur ta lërë pas të kaluarën e tij dhe të nisë një lidhje të re.
Robert është shfaqur thuajse i maskuar me një kapuç në kokë dhe një palë syze të errëta teksa po shkonte në palestër së bashku me brunen seksi.
Sipas mediave të huaja ata kanë disa javë që shoqërohen së bashku dhe mendohet se një lidhje ka nisur mes tyre.
Një fotograf ka thënë në lidhje me këtë gjë: “Rob rrallë shfaqet në publik me një femër me të cilën nuk ka një lidhje. Kështu që fakti se ata ishin në makinë së bashku do të thotë diçka”.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)