Probleme të reja për aktorin britanik Robert Pattinson. Mësaohet se aktori britanik është parë gjatë muajit të kaluar në një lokal në Los Angelos duke konsumuar doza të larta kokaine.
Sipas revistës amerikane “Star” Pattinson ndodhej në zonën e VIP të atij lokali dhe me anë të çelësit të tij nxirrte prej qeses kokainë dhe e konsumonte atë.

“Rob ka konsumuar kokainë gjatë gjithë mbrëmjes. Ai mundohej të ishte më i kujdesshëm kur nxirrte kokainën me çelës nga qesja, por sërish ai binte në sy tek të tjerët në dhomë.
Robert është drejtuar disa herë në tualet me qesen e kokainës, ndërsa nga fundi i natës ka qenë nervoz dhe në ankth,”-është shprehur një burim për revistën amerikane.
Ndërkohë një tjetër emër i njohur i cili ashtu si Pattinson konsiderohet si një idhull i adoleshentëve, aktori Zac Efron, ka patur gjithashtu probleme me konsumimin e lëndëve narkotike.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com