Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Evropian pas vdekjes së Sassolit! Gruaja e tretë në histori që mban këtë post dhe drejtuesja më e re në moshë

Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Evropian pas vdekjes së Sassolit! Gruaja e tretë në histori që mban këtë post dhe drejtuesja më e re në moshë

Presidentja e PE, Roberta Metsola

Roberta Metsola është presidentja e re e Parlamentit Evropian. Matsola, me origjinë nga Malta ishte në garë me Sira Rego, Kosma Zlotoëski dhe Alice Bah Kuhnke, por arriti ta fitonte atë me 458 vota pro.

Koha e zhvillimit të zgjedhjeve, nuk ka asnjë lidhje me ikjen nga jeta të ish-presidentit të Parlamentit Evropian David Sassoli, mandati i të cilit do të mbaronte në fund të janarit pas dy vitesh e gjysmë në krye të detyrës.

Kush është presidentja e re e Parlamentit Evropian?

Në moshën 43-vjeçare, Metsola është personi më i ri në historinë e legjislativit që mban këtë post dhe gruaja e parë në 20 vjet.

Ajo vjen nga fraksioni i Partisë Popullore Evropiane (EPP), ndërsa Sassoli ishte anëtar i grupimit politik të qendrës së majtë Socialistët dhe Demokratët (S&D).

Ajo është deputete e Parlamentit Evropian që nga viti 2013. Si deputete e Partisë Nacionaliste, ajo ka qenë aktive që në rininë e saj duke bërë fushatë si studente që Malta të bëhet anëtare e BE-së.

Si Presidente e Parlamentit Evropian, ajo do të drejtojë aktivitetet e seancave plenare të legjislaturës dhe do të ruajë rendin gjatë seancave. Presidenti gjithashtu u jep fjalën folësve, nënshkruan ligjet dhe zakonisht flet në hapjen e samiteve të BE-së.

Parlamenti ka pasur vetëm dy presidente të mëparshme femra, Simone Veil dhe Nicole Fontaine, të dyja franceze, që kur u bë një asamble e zgjedhur drejtpërdrejt në 1979.

Kujtojmë se David Sassoli, ka ikur nga jeta disa ditë më parë për shkak të "luftës" së tij disa vjeçare me sëmundjen e rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:50
Basha uron Presidenten e re të PE: Të punojmë krah për krah për integrimin e Shqipërisë në BE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar presidenten e re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Basha shkruan se mezi pret që të punojnë së bashku për të përmbushur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Urime Presidentit të ri të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Duke ju uruar më të mirën dhe çdo sukses në pozicionin tuaj të ri, mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah për të përmbushur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruan Basha .

Ora 16:07
Ministrja e Jashtme uron presidenten e rë të PE-së: Të punojmë ngushtë në këtë vit vendimtar për integrimin e Shqipërisë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka uruar presidenten e re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

 “Urimet më të mira për Roberta Metsola në emërimin e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Mirëpresim të punojmë ngushtë së bashku në këtë vit vendimtar për integrimin  e Shqipërisë në BE”, shkruan Xhaçka.

Ora 14:56
Metsola zgjidhet presidentja e re e PE, Meta: Mirëpres bashkëpunimin në procesin e integrimit të Shqipërisë me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave

Presidenti Ilir Meta ka uruar presidenten e re tw Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

"Urime të përzemërta Roberta Metsola për zgjedhjen si Presidente e Parlamentit Europian!

Mirëpres bashkëpunimin e ngushtë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, me shpresën për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit.

Jam besimplotë për vendosmërinë e saj në mbrojtje të vlerave europiane dhe forcimit të demokracisë, përfshirë dhe në të gjitha vendet e zgjerimit.", shkruan Meta.

 

Ora 12:37
Von der Leyen uron presidenten e re të Parlamentit Europian: Vendosmëria e Metsola është frymëzim për të gjithë

1608047413_ursula.jpg

Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, ka uruar për detyrën e re eurodeputeten Roberta Metsola, e cila u zgjodh sot në krye të Parlamentit Europian, pas vdekjes së paraardhësit, Sassoli.

"Puna dhe vendosmëria e treguar nga Metsola janë një frymëzim për të gjithë. Do të punojmë fort së bashku për të 'shëruar' Europën, për një të ardhme ekologjike, digjitale dhe të ndritur europiane."-shprehet Von der Leyen.

J.GJ./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?