/ATSH-Megi Zonja/- Stilisti i famshëm Roberto Cavalli ka festuar sot ditëlindjen e tij të 74-t. Në një postim në faqen e tij në Instagram, Cavalli falënderon të gjithë miqtë të cilët e kanë mbushur me urime, lule e dhurata të ndryshme.
Në foton e tij, i rrethuar në një ambjent plot me trëndafila të kuq, Cavalli shkruan: "Ditëlindja ime... Kaq shumë dhurata... Kaq shumë njerëz që më duan. Faleminderit të gjithëve".