Nuk ka më asnjë dilemë se Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë. Lajmi tashmë jepet edhe nga mediat ruse të cilat thonë se Zenit i ka dhënë leje Mancinit për të marrë drejtimin e Italisë.
Mancini do të takohet të hënën me drejtuesit e përfaqësueses italiane për të firmosur marrëveshjen. Tekniku italian do të përfitojë 6 milionë euro në sezon me një kontratë që e lidh atë deri në vitin 2020. Ish trajneri i Fiorentinës , Lazio , Inter , Manchester City dhe Galatasary do të debutojë me Italinë në miqësoren me Arabinë Saudite.
Komento