Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini

“Askush nuk më ka kontaktuar, por diçka do të vijë, është vetëm çështje kohe”. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të Italisë, Roberto Mancini, i lidhur së fundmi me stolin e Romës dhe Milanit pas lamtumirës së tij nga kombëtarja e Arabisë Saudite.

Për Tg1 ai përsëriti edhe njëherë se largimi nga kombëtarja italiane ishte një gabim i madh.

"Nuk do ta bëja më atë zgjedhje. Për arsye teknike, për arsye futbolli, sepse të stërvitesh kombëtaren është gjëja më e mirë. Jo, nuk do ta bëja sërish”, tha ai në një intervistë për Tg1.

“Ndoshta nuk e kemi kuptuar njëri-tjetrin, ndoshta nëse do të kishim folur pak më shumë me njëri-tjetrin do të kishte shkuar ndryshe", shtoi ish-trajneri, duke iu referuar presidentit të FIGC-së, Gabriele Gravina. "Por nuk kam asgjë kundër presidentit", tha ai.

"Më i vëmendshëm ndaj parave sesa ndaj fanellës? Historia ime flet për mua, ata që nuk e dinë duhet të shkojnë dhe ta lexojnë dhe pastaj të flasin", tha Mancini në fund si një replikë kundër atyre që e akuzojnë se u largua nga Italia për në Arabinë Saudite për shkak të shumave të majme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’

Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’