Kompania e sigurimit 'Premier Health Plans Inc' ka krijuar një robot të teknologjisë së lartë për të ngacmuar konsumatorët potencial.

Roboti 'Samantha West' ka zërin e një femre dhe këmëngul vazhdimisht se nuk është një robot.

Ai kishte telefonuar gazetarin e revistës 'Time' Michael Scherer, të cilit i kishte bërë pyetje në lidhje me sigurimet shëndetësore dhe më pas telefonatën e dërgon tek personi përgjegjës për këtë punë.

Siç njofton agjencia 'AmericaLlive Wire', roboti kishte bërë pyetje të tipit "A jeni i siguruar", dhe kishte refuzuar që të mos vazhdonte bisedën pas kërkesës së gazetarit.

Gjithashtu, 'Samantha West' kishte insistuar se ishte një person i vërtetë dhe nuk ishte robot.

Edhe kompania që ka prodhuar robotin është çuditur me këtë fakt, pasi çdo njeri që e pyet nëse është robot, ajo përgjigjet: "Jo, nuk jam robot".


(v.gj/shqiptarja.com)