/ATSH/- Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa zhvilloi të shtunën një takim me ambasadorin e ri të Izraelit në vendin tonë, Boaz Rodkin.
Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia e Sarandës, ambasadori i ri izraelit, gjatë takimit shprehu besimin se bashkëpunimi me ambasadën izraelite do të jetë në vijim të eksperiencës shumë të mirë që kishim me ambasadorin Cohen.
"Saranda dhe asetet e saj, duke nisur nga sinagoga deri në Butrint, përbëjnë një motiv dhe një infrastrukturë të pasur për bashkëpunimin mes nesh", u shpreh Kryetari Çipa, i cili ka vlerësuar të rëndësishme për turizmin e Sarandës, konservimin që iu bë dy vjet më parë mozaikut të sinagogës, nëpërmjet teknikave bashkëkohore dhe ka hedhur idenë e ngritjes së një muzeu kushtuar kulturës hebraike.
Kryetari Çipa shprehu angazhimin për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e turizmit, në agrokulturë dhe teknologji, ku është i njohur zhvillimi izraelit, duke parashtruar kërkesën për vendosje të marrëdhënieve të binjakëzimit me një prej qyteteve në Izrael, me ngjashmëri në prioritetet e zhvillimit.
Nga ana e tij, Rodkin siguroi se bashkëpunimi i deritanishëm do të çohet më përpara. "Ne nuk harrojmë ndihmesën e popullit shqiptar për të shpëtuar jetët njerëzore të njerëzve tanë dhe kjo është baza e miqësisë që u detyrohemi ju", u shpreh ambasadori izraelit.
Duke folur për fushat e bashkëpunimit, ambasadori tha se mundësitë janë të gjera dhe një prej fushave është bujqësia, ku vend të dorës së parë kanë serat. Ndërkohë, Rodkin tha se do të punohet më mirë me agjencitë turistike izraelite për të shtuar flukset turistike drejt Shqipërisë dhe Sarandës.
"Ky është një nga misionet e mia në këtë detyrë", u shpreh Rodkin, duke shtuar se pushimet e veta të kësaj vere, planifikon t'i bëjë pikërisht në Sarandë. Kryetari Çipa i dhuroi zotit Rodkin simbolin e monedhës antike të Sarandës, në shenjë të miqësisë që Saranda ofron për të