Real Madridi ka konfirmuar frikën e tyre më të madhe pasi Rodrygo Goes u diagnostikua me një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior në gjurin e tij të djathtë, duke e lënë jashtë për pjesën tjetër të sezonit dhe Kupën e Botës 2026. Braziliani pësoi dëmtimin në humbjen 0-1 kundër Getafes të hënën. Një lëndim i tillë kërkon operacion dhe koha e riaftësimit është nga 6 deri në 9 muaj.
"Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Rodrygo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe një këputje e meniskut anësor në këmbën e djathtë", njofton Real Madridi.
Edhe pse Rodrygo arriti ta përfundonte ndeshjen, ai tregoi shqetësime të dukshme dhe iu nënshtrua testeve të mëtejshme mëngjesin e sotëm, të cilat konfirmuan ashpërsinë e dëmtimit. Rodrygo sapo ishte rikthyer nga një muaj mungesë dhe hyri në lojë në minutën e 54-t, por pati vështirësi të bënte në fushë para se të pësonte një dëmtim në gju në fund të ndeshjes.
Goditja e lë Realin të dobët në sulm, me Vinicius dhe Gonzalo të vetmit sulmues të disponueshëm për udhëtimin në Vigo, pasi Kylian Mbappe mbetet i lënduar dhe Franco Mastantuono është i pezulluar.
Edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Brazilit është i shokuar nga një zhvillim i tillë.
Komente







