/ATSH-AFP/ - Presidenti iranian, Hassan Rohani konfirmoi sot se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe se një marrëveshje ishte e mundshme për programin bërthamor, ndërkohë që negociatat me fuqitë e mëdha do të rifillojnë të mërkurën e ardhshme në Zvicër.
"Mendoj se një marrëveshje është e mundshme. Nuk ekziston asgjë që nuk mund të zgjidhet dhe pala tjetër duhet të marrë vendim përfundimtar për këtë", deklaroi presidenti Rohani, cituar nfa agjencia zyrtare e lajmeve Irna.
Fuqitë e mëdha dhe Teherani do të rifillojnë të mërkurën negociatat për programit bërthamor iranian, vendosën SHBA-ja dhe Irani pas një jave përpjekjesh maratonë në Lozanë, në Zvicër.
"Në këtë seri negociatash ka pasur mosmarrëveshje për disa çështje, por pikëpamjet e përbashkëta mund të jenë baza për një marrëveshje përfundimtare", deklaroi Rohani duke shtuar se ekzistojnë disa mosmarrëveshje.