Mediat britanike raportojnë se roja mbretërore për shkak të kërcënimeve terroriste ka shtuar masat e sigurisë në afërsi të pallatit dhe rezidencës mbretërore.
Revista "Mail on Sunday" dhe "Sunday Mirror" në shkrimet e sotme raporton se për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste rojet e nderit mbretëror para pallatit dhe rezidencës janë vendosur në brendësi të oborrit, ndërsa disa vende pranë tyre bëjnë roje edhe pjesëtarët e anti-terrorit.
Të njëjtat burime thonë se frikësohen që cak i sulmeve apo rrëmbimeve të organizatave terroriste pikërisht mund të jenë pjesëtarët e rojës mbretërore. Rojet në pallatet e St. James dhe Clarence House janë të mbrojtur me gardh metalik, ndërsa turistëve në vende të hapura mbështetje u ofrojnë edhe pjesëtarët e armatosur të ekipeve anti-terroriste.
Një zyrtar anonim për “Sunday Mirror” tha se ISIL është i vetëdijshëm se nuk mund të rrëmbej ose dëmtoj anëtarët e familjes mbretërore, prandaj nga inteligjenca paralajmërojnë se cak i sulmeve mund të jenë pjesëtarët e Gardës Mbretërore. Masat e shtuara të sigurisë nuk do të ndikojnë në rojën e rregullt në pallatin Buckingham, pasi që roja e atjeshme qëndron në hapësirë të veçantë.
Anadolu Agency
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com