TIRANE- Roja i garazhit ku parkon makinën “Smart” gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni, ka treguar në polici se nuk ka ndonjë llamarinë brenda në garazh, që mund të ketë shkaktuar dëmtimet në duar dhe trup, të pretenduara nga gjyqtari si vetëplagosje. Kjo pasi sipas tij, ai hyn herë pas herë në garazh dhe nuk ka parë ndonjë llamarinë prerëse. Vetë Gjermeni për këtë ngjarje nuk ka ka bërë asnjë kallëzim penal, duke pohuar se ishte prerë aksidentalisht. Pavarësisht kësaj gjatë ditës së djeshme materiali hetimor nga policia në prokurorinë e Tiranës është referuar për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.
Në dosjen hetimore, janë të administruara 5 dëshmi mes tyre dhe rrëfimi i gjyqtarit Gjermeni, i cili nuk ka pranuar se është sulmuar nga persona të tjerë. Nga ana e policisë, për këtë çështje është pyetur dhe një gjyqtar tjetër, djali i gjyqtarit Gjermeni si dhe dy persona të tjerë. Sipas vlerësimit të prokurorëve momentalisht dosja duket se nuk ka prova për të mbështetur akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe se nëse Gjermeni nuk bën kallëzim apo dhe policia të sjellë prova shtesë, çështja në vijim do pushohet.
Justifikimi i eurove
Nga ana tjetër gjatë ditëve në vazhdim, mësohet se prokuroria do të kërkojë nga gjyqtari Gjermeni të justifikojë paratë që janë gjetur në makinën e tij, pasi ai nuk ka pranuar të flas me policinë për këtë fakt. Sipas burimeve në kroskotin e makinës së tij, brenda një zarfi të bardhë janë gjetur 18 mijë e 750 euro dhe 250 mijë lekë të reja që janë gjetur në kroskotin e makinës. Për këto para Gjermeni nuk ka dhënë asnjë shpjegim, ndërkohë që një nga pistat e hetimeve të prokurorisë do fokusohet dhe tek korrupsioni. Për shkak se gjyqtari Gjermeni punon në Tiranë ka shumë mundësi që prokuroria e kryeqytetit të shpallë moskompetencën dhe çështjen t’ia kalojë për hetime të mëtejshme, prokurorisë së Durrësit.
Dyshime për korrupsion
Ende nuk ka asnjë provë për të provuar tërësisht këtë pistë, por gjetja e 20 mijë eurove në makinën e gjyqtarit, për policinë e Tiranës ngrihen dyshime se këto para kanë si orgjinë ndonjë veprim korruptiv të gjyqtarit. Vetë gjyqtari nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim për ekzistencën e parave. Ndërkohë nga ana tjetër, policia sqaron se tashmë çështjen po e heton edhe në pistën e korrupsionit. Sipas saj, eurot mund të jenë dhënë tek gjyqtari Gjermeni në këmbim të një favori. Por me sa duket sipas burimeve të policisë të dyja palët, që besohet se janë takuar në ambjentet e garazhit janë konfliktuar fizikisht deri në gjakosjen e gjyqtarit Gjermeni. Për të mësuar nëse në këtë çështje ka pasur dhe person tjetër të gjakosur, policia ka kërkuar analizimin me disa mostrave gjaku të marra si prova në vendin e ngjarjes.
Moskompetenca
Për shkak se gjyqtari Gjermeni punon në Tiranë ka shumë mundësi që prokuroria e kryeqytet të shpallë moskopetencën dhe çështjen t’ia kalojë për hetime të mëtejshme, prokurorisë së Durrësit.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 janar 2016
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com