‘Rojet e tij ishin kudo’, flet shefi që gatoi për Zelensky-n në Tiranë: Ushqimin e provova unë për arsye sigurie

‘Rojet e tij ishin kudo’, flet shefi që gatoi për Zelensky-n në Tiranë: Ushqimin e provova unë për arsye sigurie

Masat e sigurisë jashtë lokalit ku Zelensky konsumoi drekë

Ditën e djeshme pas samitit që u mbajt për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ndal për të konsumuar drekën në kryeqytet në shoqëri të kryeministrit Edi Rama dhe disa prej liderëve të rajonit të Evropës Juglindore.

Shefi i i kuzhinës në restorantin ku Zelensky konsumoi vaktin ushqimor para se të largohej nga Tirana, zbuloi detaje që nga masat e marra për sigurinë e deri tek fakti që ushqimin e kishte provuar ai vetë para se t’ja shërbente presidentit ukrainas dhe liderëve të tjerë.  

“Gjëja që ishte më ndryshe nga të tjerat këtë radhë ishte çështja e sigurisë. Rojat e Zelenskit ishin në gjithë lokalin tim. Ushqimin nuk e provuan, por unë vetë, po... Po flasim për një person, vendi i të cilit është në luftë. Pavarësisht se është bërë personazh nga mediet dhe situata, përgjegjësia nuk ishte e lehtë. Nuk ishte vetëm prezenca e tij, por edhe delegacionet e tjera shoqëruese në salla të ndryshme, rreth 100 persona në total... Afër Zelenskit ishte ulur kryeministri Rama. Në anën tjetër ishte ndoshta kryeministri i Kroacisë dhe në krahun tjetër presidentja e Kosovës. Presidenti [Aleksandër] Vuçiç nuk ishte për drekë," u shpreh z. Gjepali.

Gjatë kohës që Zelensky dhe liderët e tjerë po konsumonin drekën, jashtë restorantit që ndodhej në qendër të Tiranës, u morën masa të rrepta sigurie duke u ndaluar edhe qarkullimi i qytetarëve përreth objektit. 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2024 02:28

    Po mire o z.Rama,Zelensky te vinte mysafir per here te pare dhe kohen e qendrimit e kishte te shkurter dhe nuk ishte vetem,ishin gjithe liderat ballkanike,s.d.q nuk mund te jepje nje dreke te thjeshte, por dinjitoze ne nje nga vilat e Bllokut,ose dhe te Pallati i Brigadave,por perfunduat ne nje restorant?!

    Përgjigju
  • leko: 29/02/2024 20:29

    Shikoni cfar komenti ben kjo mostra me emrin Eli.....kete komedian qe u be president po e perkrah gjith bota e qyteteruar sigurisht pervec shpellareve komunist....

    Përgjigju
  • Eli: 29/02/2024 18:31

    Koke e madhe prandaj. Aktor komik I deshtuar qe ktheu ne tragjedi jetet e te pafajshmeve. Cfare fitoi Shqiperia...

    Përgjigju
    • Erin: 29/02/2024 21:25

      Fitoj nje m.. te madh. Fitoj sorsi

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës