Zelensky në Tiranë, kërkon prodhimin e fishekëve e armëve në Shqipëri për të furnizuar Ukrainën, a hyn në lojë Poliçani?

Tirane- Shqipëria dhe Ukraina mund të prodhojnë armë sëbashku. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Presidentin ukrainas Volodomir Zelensky, zbardhi një pjesë nga biseda në takimin kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama sot paradite para samitit 'Ukrainë – Europa Juglindore' organizuar sot në Tiranë,

Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkët të armëve” shkruajti presidenti Zelensky në X

Edhe në fjalën e hapjes së samitit të Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky ftoi liderët e Ballkanit Perëndimor për të bashkëprodhuar municione të cilat do i duhen Ukrainës për të ndalur dhe zbrapsur agresionin rus.

Ne shikojmë probleme në ofertën sa i takon municioneve. Jemi të interesuar për bashkëprodhimin e municioneve me ju e partnerët tanë. Ekipi ynë do të prezantojë të gjithë detajet. Propozojmë të organizohet forum i posacëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit qoftë në Kiev apo në një vend të Ballkanit" tha  Zelensky.

Është i paqartë akoma, se ku konsiston, prodhimi i përbashkët i armatimit, por ka gjasa qe mund të futet në lojë, fabrika e Poliçanit.

A hyn në lojë Poliçani?

Në website e ministrisë së Mbrojtjes shkruhet se aktualisht kombinati Mekanik Poliçan prodhon municion pistolete të tipit “Makarov” dhe “Parabellum” me kalibër 19mm.
Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura shqiptare për armatim. Deri në 1985 ky kombinat ka prodhuar dhe municionin 7.62x39mm (“Kallashnikov”), municionin mortajë 82 mm, granata dore ofensive dhe difensive, si edhe mina kundër-njeri, mina kundër-tank e municione kalibër 12.7x99mm dhe 14.5x51mm si edhe municion mortaje me kalibër 60, 107 dhe 120mm.

Zelensky për herë të parë në Tiranë 

Kjo është vizita e parë e presidentit Zelensky në Tiranë ku dhe mes tij e kryeministrit Rama u firmos traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit. Presidenti Zelensky mbërriti në Tiranë në orët e vona të 27 shkurtit 2024. Në aeroportin 'Nënë Tereza' u prit nga ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe ministrja e Shtetit Elisa Spiropali. Ndërsa sot paradite u mbajt takimi kokë më kokë me kryeministrin Rama. Vetë kreu i qeverisë i dhuroi librin me piktura ndërsa Zelensky e nderoi me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

Presidenti Zelensky u largua nga Tirana rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sotme nga aeroporti 'Nene Tereza" ku u përcoll nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

  Vizita e tij u shoqërua nën masa të rrepta sigurie. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Zelensky përfundon vizitën në Tiranë, përcillet në aeroport nga ministri Hasani

1709149588_iglihasanivolodymyrzelensky.jpeg

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, përcolli rreth orës 20:30 në aeroportin e Rinasit Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili ishte në Tiranë në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore. 

Ora 15:37
Pas samitit, Zelensky konsumon drekë në Tiranë! Masa të rrepta sigurie jashtë restorantit, ndalohet lëvizja edhe për qytetarët

 

Pas përfundimit të samitit për Ukrainën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po konsumon drekën në një restorant të Tiranës.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Report Tv jashtë restorantit pranë kryeministrisë ku ndodhet Zelensky janë ndërmarrë masa tepër të rrepta sigurie, ku ndalohet lëvizja edhe për qytetarët.

Ora 10:47
Rama dhe Zelensky nënshkruajnë ‘Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit' mes dy vendeve

Në kuadër të Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” dhe vizitës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Tiranë u nënshkrua sot “Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”,  nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhrin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Shqipëria është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetëse të Ukrainës dhe luftës së saj të drejtë në mbrojtje të popullit ukrainas, - duke luajtur një rol të rëndësishëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të fituar mbështetje diplomatike për Ukrainën, si dhe duke vendosur  theksin te nevoja thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, në mënyrë të veçantë, të paqes e sigurisë.

Traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË DHE UKRAINA, në vijim të referuara si “Palët”,

TË UDHËHEQURA nga Komunikata e Përbashkët për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës e datës 13 janar 1993:

ME DËSHIRËN për të vendosur themelet politike të partneritetit të tyre afatgjatë, konstruktiv dhe dinamik, dypalësh dhe shumëpalësh,

DUKE KONFIRMUAR respektimin dhe përkushtimin e tyre ndaj parimeve dhe normave demokratike në marrëdhëniet ndërmjet shteteve sovrane, të cilat duhet të zhvillohen në bazë të partneritetit, besimit të ndërsjellë, respektimit të vlerave dhe idealeve të përbashkëta të lirisë, demokracisë, drejtësisë, solidaritetit dhe dinjitetit njerëzor,

DUKE KONFIRMUAR respektimin e shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,

DUKE VËNË NË DUKJE rëndësinë e forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare nëpërmjet parandalimit të konflikteve, menaxhimit të krizave, çarmatimit dhe parandalimit të përhapjes së armëve bërthamore dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë,

TË NDËRGJEGJSHËM për përgjegjësinë e tyre të përbashkët si shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, për ndërtimin, së bashku me kombet e tjera, të një rendi të ri politik dhe ekonomik botëror, të bazuar në drejtësinë sociale dhe të drejtat e njeriut, respektimin e pavarësisë kombëtare, integritetin territorial dhe mjedisin,

ME DËSHIRËN për të forcuar lidhjet historikisht të forta midis popujve të tyre dhe për të nxitur bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat dhe hapësirat e mundshme në dobi të tyre të ndërsjellë.

Ora 10:46
Zelensky ‘heq’ uniformën ushtarake në Tiranë, bluza e personalizuar me flamurin e Ukrainës

1709113489_detajiramazelensky.jpg

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ndodhet sot për herë të parë në Tiranë në kuadër të një samiti që po zhvillon Shqipëria, pak ditë nga dy vjetori i agresionit rus në këtë shtet.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama priti presidentin, ukrainas në kryeministri. Ndryshe nga sa shihet zakonisht nëpër daljet e tij publike pas luftës në Ukrainë, ku vishet me ‘veshje ushtarake’, këtë herë Zelensky, ishte veshur me një bluzë të zezë të personalizuar, ku në supin e majtë ishte qendisur flamuri i Ukrainës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama në xhaketën e tij të zezë, kishe vendosur spilën me flamurin kombëtar, ndërsa kravata e kreut të qeverisë ishte kuqezi.

Ora 10:25
Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Po ashtu kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky nënshkruan sot “Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

DEKRETI I PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr. 860/2023

Rreth dhënies së çmimeve shtetërore të Ukrainës

Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë, unë dekretoj:

Të jepet Urdhri i Princit Jaroslav i Urti, shkalla e parë

RAMA Edi - Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Ora 09:46
VIDEO/ Rama pret në kryeministri presidentin Zelensky, i dhuron librin e tij me piktura

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky. Kreu i qeverisë i ka treguar presidentit ukrainas edhe ekspozitën më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar 50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus.

Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

Më tej, dy politikanët i janë drejtuar zyrës së kryeministrit, ku Rama ka gjetur rastin t’i dhurojë edhe një kopje të librit të tij me piktura, si edhe një skicë të personalizuar për Zelenskyn, në një kuti të drunjtë me inicialet e tij.

Ora 09:06
VIDEO/ Zelensky mbërrin në Kryeministri, momenti kur pritet nga Rama

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Zelensky u pa para ambienteve të Kryeministrisë teksa shtrënguan duart me Ramën.

S.G/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardjan: 29/02/2024 16:31

    Per te qare vertet!! Pas ndonje viti kur ukraina te humbe luften, Tramp te jete president dhe NATO te mos egzistoje ..do i servilosemi ruseve e do ju kujtojme miqesine e vjeter...

    Përgjigju
  • E verteta: 28/02/2024 23:41

    Do i profhojme por sa te na ktheje mbrapsht barutin qe shiti Shkelzeni md Mediun ne Gerdec. Apo do i mbushim me rere municionet?

    Përgjigju
  • GOLI: 28/02/2024 17:59

    ORE Ç'NA GJETI...SI VAJTIN GJERAT...KOHA NA I MBESHTELL DREDHIRAT NE LEMSH VETVRASES...ORE TE KEQEN, KJO UKRAINA KU I KA HELIKOPTERĒT DHE ARMATIMIN QE IA DHURONTE SERBIT PER TĒ SULMUAR SHQIPETARET E KOSOVES.... MEKATSRI- SI E LYPI E GJETI....

    Përgjigju
    • Alpe Alpe: 28/02/2024 23:39

      Po mire more google search ata helikopteret dhe armet ja dhuroi per muze apo per te shtypur dbe vrare shqiptaret e maqedonise? Apo kane ndonje ndryshim mes shqipetareve dhe gjakut te tyre?

    • Alpe: 28/02/2024 19:31

      Si ka dhuru gje serbit, por MAqedonise para 27 vjetesh. Ik lexo ndonje gje, idiot

  • veei: 28/02/2024 14:40

    gavimi i madh mbyllja e uzinave te armeve,,ja si vjen situata...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur