KORÇË - Një ditë pas miratimit të tre ligjeve në seancën plenare, ambasadori grek i akredituar në Tiranë, Leonidhas Rokanas, e ka përshëndetur këtë hap të ndërmarrë me konsensus nga politika shqiptare.
Nga Korça, ambasadori grek i bëri thirrje klasës politike në vend që të angazhohet maksimalisht dhe të plotësojë kriteret e tjera, që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian.
“E kam thënë edhe më përpara që këto tre ligje janë pjesë e asaj që ju duhej të bënit për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Ishte një hap i rëndësishëm, pasi Komisionieri Europian për Zgjerim, Stefan Fyle, e ka kërkuar këtë hap kohë më parë. Megjithatë, tre ligjet e miratuar një ditë më parë nuk janë të vetmet hapa që ju duhet të bëni. Ju duhet të plotësoni edhe 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian. Mund të them se jam shumë i gëzuar që tre ligjet kaluan dje në Parlament, kështu ky vendim i hap rrugën Shqipërisë për të marrë statusin kandidat në BE. Hapi tjetër për vendin tuaj është edhe nisja e negociatave, pasi të keni përmbushur 12 kriteret e Bashkimit Europian”, tha Rokanas .
Këto deklarata ambasadori grek i ka bërë gjatë një leksioni të hapur me studentët e universitetit të Korçës “Fan Noli” me temë, “Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, si dhe roli i Greqisë në këtë proces”.
Redaksia online
(e.s/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Bregu: Rama i vetmi që s'u gëzua