KORCE- Ambasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidhas Rokanas ka marrë pjesë në përkujtimoren e zhvilluar sot në varret e Boboshticës. Ceremonia e përvitshme ka nisur me meshën që mbahet në kishën e Shën Marisë dhe më pas pritet u vendosën kurora me lule në varret vjetra të Boboshticës. Nga Korça, ambasadori grek ka ritheksuar edhe njëherë mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
“Dua të them se ne jemi krenarë për progresin që keni bërë drejt BE-së, dhe vendi ynë e mbështet fort Shqipërinë ndaj uroj që të ecni para sa më shpejt të mundeni”, tha ambasadori Rokanas.
I pyetur për lidhur me zhvillimet më të fundit pas incidentit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, ambasadori Rokanas tha se “kjo ditë nuk është për të folur për nacionalizma, por për të kujtuar të rënët gjatë luftës italo-greke”.
“Ata kanë rënë për liri paqe, bashkëpunimin dhe bashkëjetesën në paqe të kombeve. Mendoj se ky është shembulli që ne duhet të marrim nga të gjithë ata që kanë vdekur nëpër luftëra. Le të marrim shembull nga të gjithë ata që kanë luftuar më fuqishëm për paqen”, tha Rokanas.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe konsulli grek Janis Pedhiosis, ish-kreu i OMONIA-s Naum Disho dhe dhjetëra shtetas grekë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO