Roland Bejko: Kulla e revolucionit!

Roland Bejko: Kulla e revolucionit!

Kulla 'Mali i Tiranës'

Mirmëngjes miqtë e mi, të thjeshtët revolucionarë.

E kam fjalën për ju që shkoni në revolucion me një sanduiç e autobus falas, jo për ata me Range Rover…

E morët vesh çfarë forme ka revolucioni?!

Më në fund në tregun tonë. Një preparat natyral që përmirëson dëgjimin dhe është armiku më i madh i tringëllimë në veshët dhe infeksionet e veshit.

Formën e malit në mes të Tiranës.

Po mali në mes të Tiranës, çfarë forme ka, e dini?!

Ka atë të kullës së foltores që do ngrihet pas Teatrit të Operas.

Po me revolucionin, çfarë u bë?! Ku ngeci?!

Revolucioni u bë kullë për familjen dhe obortarët e saj ku do pastrojnë paratë e krimit dhe të korrupsionit.

Ju do thoni që edhe në Francë revolucioni filloi në Bastijë. Edhe aty u shemb vërtet kështjella burg, e në vend të saj u ngrit një kullë e hollë fare në formë piramide për nder të revolucionarëve.

Prandaj, plaku mendoi të bënte të njëjtën gjë. Ta nderonte revolucionin dhe revulucionarët me një kullë.

Edhe ai, për nder të revolucionit dhe të revolucionarëve, imitoi francezët. Ndërtoi një kullë. Më të lartën që do ketë Shqipëria deri më sot.

Pyetja tjetër është: Po revulucionarët a do jenë aksionerë në atë kullë?!

-Poo, patjetër që do jenë. Por jo të gjithë. Aksionerë në atë kullën e lartë me majë, që do quhet Mali i Tiranës do jetë vetëm elita e revolucionit. Ata që japin paratë për revolucionin dhe që paguajnë sanduiçat falas të revulucionarëve.

Ndërsa revolucionarët do kenë akses falas në sheshin dhe lulishten përreth kullës Mali i Tiranës, sa herë që të duan.

Revolucionarët e thjeshtë do jenë të lirë të shkojnë sa herë të duan të futen nën hijen e kullës në vapën e gushtit sa herë që do t’i thërasë Plaku dhe familja për “revolucionin final”.

Për nder të tyre, sheshi përreth kullës, do quhet “Sheshi i Revolucionit”. A ka nder dhe respekt më të madh se ky që u bëhet qëndrestarëve revolucionarë?!

Madje, pas ndërtimit të kësaj kulle, revulucionarët e thjeshtë, nuk do kenë qyl vetëm autobusin, një kafe dhe sanduiçin. Por, këtë radhë do t’u jepet edhe një sanduiç shtesë i mbështjellë në letër celefoni.

Prandaj, revulucionarët duhet të gëzohen kur elita revulucionare ndërton kulla. Sepse vetvetiu rritet dhe mirëqënia e revolucionarëve gjatë protestave.

Dhe që ta dini, formula është:

Një revolucion mesatar, një kullë.

Dy revolucione, dy kulla.

Tre revolucione, dy kulla+ një bllok rezidencial në bregdet.

Kush ua jep lejen e ndërtimit shefave tuaj?!

-Aaa, mos pyesni. Revolucionarit të thjeshtë i ndalohet të pyesë, siç e ka të ndaluar të mendojë. Revulucionari duhet vetëm të zbatojë urdhërat që merr nga Plaku nëpërmjet Mulit, Tritos, Albanës etj.

Kush mendon dhe reagon quhet tradhtar, i shitur dhe bashkëpunëtor i Lul Pengut e Ali Bashës që i kanë shitur kauzat e demokratëve te Rama.

Sot ju duhet të jeni të lumtur shokë revolucionarë!

Elita e kauzës tuaj u pasurua edhe me një kullë. Ajo është edhe kulla juaj. Sepse kur kanë ata, keni edhe ju. Kur janë mirë ata, mirë jeni edhe ju.

Se ju, jo vetëm që do shijoni hijen në lulishte pas revolucionit, por ndonjërit, më të devotshmit midis jush, mund t’i punësohet njëri nga fëmijët me shkollë të lartë, kamarrier, ose pastrues aty. Ça doni më shumë se kaq?!

Ndaj, ju mos u mërzisni që pas çdo revulucioni që ju bëni në bulevard, merret një leje ndërtimi për elitën tuaj. Se tek e fundit, më mirë ta marrë lejen një yti, se një i Ramë hajdutit.

Bile, sa më i madh dhe i zhurmshëm të jetë revolucioni, aq më e rëndë pesha e lejes.

Kështu, me revolucionin tuaj, ju ndërtoni Shqipërinë socialiste me rezidenca në bregdet e kulla të larta, të larta sa malet e Shqipërisë në mes të Tiranës.

Prandaj, amani, mos bëni gabim dhe e ndalni revolucionin se do na i lini atdheun të varfër, pa kulla e resorte politikanësh e kriminelësh. Pa revolucion Rama e Veliaj ua japin lejet e ndërtimit vetëm tarafit të tij.

Me revolucion, lejet ndahen. Merr dhe elita juaj revolucionare sipas peshës që mban gjithë secili në piramidën e foltores, që nga Plaku tek më i riu.

Prandaj, Vive la Revolution!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zarathustra: 07/08/2023 18:39

    Po çfarë revolucioni përmend o profesor i ufos. Ti e mendon politikën me një shtrirje nga sokaku i të marrëve e deri te qafa e pazarit. Je bëri si Veseli, i cili merrte telegram direkt nga Hrushovi....shko lexo ndonjë libër nga fillimi në fund mos rri me gjysma librash....

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/08/2023 17:17

    Biznesi eshte i lire per te tere.Ai eshte per pushtetar dhe "revolucionar"(opozitar).Z.Bejko ku eshte shkelia ligjore dhe pse nuk i denanconi ne organet e prokurorise?Jo cdo gje qe ndertohet eshte pis.Kemi 33-vite qe vec shajme,Biem fakte "korrupsioni" dhe konkluzioni asnje i penalizuar.Cdo gje per pushtet dhe ne fund deklaroni "Keto ishin thjesht per fushate".

    Përgjigju
  • Xhelo Mzezi: 07/08/2023 16:59

    Problemi nuk eshte vetem kulla qe do ndertohet edhe ajo lulishte qe prishet, po jane edhe keta qe lehin a thua se u dhimbset gje. Fare e ndyre qe mbiu mbas 90 edhe spo shkulet dot nga ky vend

    Përgjigju
  • zaku: 07/08/2023 16:22

    Qe po ndertohet mir bejne por kjo mban ere te keqe sepse e mbyten qendren nuk po lene lulishte pa prishur. Perse nuk ndertohet te bulevardi i ri i cili ngjan me nje xhungel, per cfar u be ky bulevard vetem per rrugen sepse ne te dy krahet eshte nje skandal urban. Kjo eshte era e qelbur e korupsionit.

    Përgjigju
    • Korrupsiomi: 07/08/2023 21:11

      Bulevardi o ri pret leket e mafies akoma nuk ka arritur momenti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë