Roland Bejko në ‘5 pyetjet’: Berisha me skenare për interesa personale! Shumica mbështet Lulzim Bashën! Ja pse e kërkon PD-në ish-kryeministri

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo' në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashën.

“Detyra e burrave të shtetit është të kapërcejnë mbi vetëveten dhe primare të jenë interesat e përgjithsme dhe interest personale të zerohen. Ne kemi të kundërtën, interesat personale prevalojnë mbi ato të demorkatëve dhe shqiptarëve.”-tha Bejko.

Bejko deklaroi se kthimi i kujtesës së demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet pas humbjes në 4 palë zgjedhjeve, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e skenarit të Berishës për të rimarrë Partinë Demokratike. Ai theksoi se Berisha është mjeshtër për të instrumentalizuar boshin e demokratëve pas humbjes më 25 prill.

“Demokratët kanë vuajtur për 8 vite, protesta, çadra, bojkote, përplasje me policinë, gaz lotsjellës, nga gazi i rëndë. Militantët kanë qenë të përjashtuar nga shoqëria, mezi presin pushtetin. Disa për poste.”-theksoi Bejko.

Ndër të tjera Bejko tha se Berisha e do PD-në për t’i treguar SHBA-së se nuk e nxjerrin dot nga loja pas shpalljes ‘non grata’. Sakaq, ai u shpreh se gjen fakte plot për politikanë të korruptuar në Shqipëri por drejtësia është në gjumë.

“Argumentat e SHBA për shpalljen non grata, nuk janë pak. Për neve ngelen të pavërtetuara. Drejtësia shqiptare është në gjumë. Grupi parlamentar i PD është në shumicë me Bashën, edhe në Këshillin Kombëtar.”-u shpreh Bejko.

Bejko është i mendimit se trupa e afërt e Bashës që disa prej tyre sot i kanë dalë kundër, janë të vendosur nga Berisha për të kontrolluar kreun e PD.

"Basha është në legjitimitetin e tij, sapo e mori mandatin. I votuar nga këta që i ka sot kundër tij. Trupa e tij e afërt ka kaluar te Berisha, do të thotë se Berisha i ka vënë aty për të kontrolluar Bashën.”-tha Bejko.

Ai tha se kur të hapet gara për kryetar partie, le të kandidojë Berisha por shtoi se demokratët mund të zgjedhin errësirën, duke ju referuar ish-kryeministrit i cili është shpallur non grata nga SHBA.

“Nëse demokratët duan një person të shpallur non grata, le ta zgjedhin. Nëse ata e duan errësirën.”-tha Bejko.

Roland Bejko theksoi se aktualisht nuk jemi në kushtet për të zgjedhur një kryetar të ri në Partinë Demokratike.

"Nëse Basha nuk merr rezultat të mirë në zgjedhjet lokale, hajde bëhemi të gjithë dhe ai të largohet. Por pse të largohet se përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. "-tha Bejko.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë.

Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, kanë nisur edhe një betejë ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e PD.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 04/01/2022 16:51

    Po ky ka rrjedhur komplet ore plasi i shkreti e su be nje her deputet ishalla po behet ne endrra kok pa lari

    Përgjigju
  • Hito: 04/01/2022 13:32

    Po pse duhet te dale Sala nga loja, pasi e shpallen non grata? Pra tani faktoni deklarimet e Sales qe shpallja ishte presion politik dhe jo e vertete apo bazuar. Uau. Epo kot e paskemi share kaq e kaq vite Salen dhe tipa si ky qerosi apo Bashes i mbanin urinakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë