"Nuk zhvillohen zgjedhjet, pavarësisht se duket sikur situata po shkon drejt një normalizimi në kuptimin e përgatitjeve për zgjedhjet", shprehet analisti Roland Lami.
Kanë ngelur vetëm dy muaj nga data e dekretuar për zgjedhjet e 30 qershorit dhe kriza politike nuk po shkon drejt zgjidhjes. Analisti Roland Lami, gjatë një interviste për Report TV, pret që zgjidhja të vijë nga angazhimi ndërkombëtar.
"Palët vetë nuk gjejnë guximin dhe kurajën për të biseduar, nga Presidenti ka një iniciativë të munguar për të qenë palë ndërlidhëse në këto raste siç ja dikton kushtetuta, ndaj i vetmi faktor është ai ndërkombëtar, i cili deri tani është inekzistent", u shpreh Lami.
Lami thotë se cilado qoftë marrëveshja që mund të dalë nga dialogu i ri, zgjedhjet nuk mund të mbahen në 30 qershor.
"Nuk zgjidhet pasi nuk përkon koha e shpejtë e mbajtjes së zgjedhjeve me problemet që parashtron opozita. Shtyrja e zgjedhjeve është i vetmi skenar", thotë analisti.
Por cila mund të jetë zgjidhja në këtë rast?
"Edhe sikur të shkojmë drejt dorëheqjes së kryeministrit për të zhvilluar një palë zgjedhje normale, nuk më duket ndonjë katastrofë e madhe. Aq më shumë kur kryeministri mendoj që ka votën e publikut, dhe mund të fitojë dhe më shumë pikë madje, sepse toleranca e të fortit është avantazh, jo disavantazh", thekson Lami.
Sipas Lamit, as fraksioni i djathtë, Bindja Demokratike e Astrit Patozit nuk mund të zgjidhë krizën e përfaqësimit të opozitës.
"Jo, pavarësisht se duket sikur ka një kamp opozitar që po krijohet nëpërmjet KQZ-së apo iniciativave të personave të veçantë dikur me peshë në PD, nuk janë të mjaftueshëm për të na krijuar idenë që përfaqësojnë politikisht opozitën shqiptare", përfundoi ai.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
37.3%
-
Jo
59.1%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor 2024, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor 2024, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor 2024, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
Idiot!
PërgjigjuPSEEE!? SHKO MOR PIRDHU ANDEJ ASNJE TOLERANCE. PO DESHEN TE HYN MIRE, PO NUK DESHEN AKOMA DHE ME MIRE.
PërgjigjuJa analisti opozites, qe e kujton demokracine dyqan rrobash.Jo or ti parashikues qe nuk te dalin parashikimet .Zgjedhjet do behen ne daten 30 Qershor sipas dekretit te presidentit ,dhe opozita qe iku vet per te bllokuar parlanentin ,te haje luledielli.Kjo ftyre dhe te tjera si ky ,Byshati , Rakipi dhe Lubonja sa here humb PD i dalin ne mbrojtje .Ta shohim o Lami, do behen apo jo zgjedhjet dhe pa PD dhe Lulin do ta shohesh ne Rec per dosjet qe ka ne prokurori
Përgjigju