Protesta në thelb, është një instrument legjitim i demokracisë. Ajo shërben për të artikuluar pakënaqësi, për të ushtruar presion mbi pushtetin dhe për të krijuar energji kolektive rreth një kauze. Në formën e saj më të shëndetshme, protesta zgjeron hapësirën publike, mobilizon qytetarët dhe ndërton shumicën përmes pjesëmarrjes. Por çdo instrument politik mund të ndryshojë funksion nëse ajo keqpërdoret.

Jo pak psikolog janë marr me interpretimin e protestave. Ata bashkohen në idenë se kur protesta nuk arrin të rrisë numrat, kur mobilizimi tkurret dhe pritshmëritë mbeten të papërmbushura, ajo rrezikon të zhvendoset nga mjet presioni në mjet shkarkimi apo terapije për disa persona. E thënë ndryshe, protestat e përsëritura në vend që të synojnë zgjerimin e mbështetësve apo rritjet e presionit ndaj qeverisë, ato fillojnë të shërbejnë si mundësi shkarkimi frustrimesh.

Në këndvështrimin e tyre ka një korelacion domethënës sa më pak njerëz në shesh, aq më e lartë prirja për dhunë. Në rastin e protestave të PD, molotovi dhe përplasja bëhen forma kompensimi, një përpjekje për të zëvendësuar peshën numerike të njerëzve në shesh. Zhurma synon të krijojë perceptimin e forcës aty ku mungon masa mbështetëse.Demostrimi i dhunës në këto rast është një reagim psikologjik i parashikueshëm pasi ndjenja e fuqisë dobësohet dhe kërkohet një akt që ta simulojë atë ose ta zevëndësoj.

Interpretimi i kompensimit dhe frustrimit mund të na ndihmoj të kuptojmë edhe shtimn e numrit të personave që flasin në podium. Nese bëni një monitorim të protestave do iu bie në sy fakti që me uljen e pjesëmarrësve në shesh shtohen folësit në podium. Njerëzit para mikrofonit shumëfishohet pikërisht kur turma fillon dhe pakësohet nga një protest në tjetrën. Nevoja për të folur në atë parti por edhe ambjente të tjera sociale është bërë më e rëndësishme se vetë pjesëmarrja. Hapësirat e mbyllura në strukturat partiake dhe jo pak ambjente sociale ku veç njëshit nuk flet askush i bën jo pak persona ta kompesojnë pamundësinë për të folur në protesta.

E fundit po jo pa rëndësi është nevoja në rritje që disa prej tyre kanë nevoj dikush ti dëgjoj dhe njëkohësisht të besoj se fjala e tij ose e saj ka peshë. Kështu që protesta fillon të funksionojë si hapësirë ku individët kërkojnë dëgjues, miratim dhe konfirmim identitar. Në mënyrë të pavetëdijshme, ajo merr tiparet e një terapie kolektive, shprehje emocionale, validim nga grupi dhe shkarkim tensioni.

Problemi shfaqet jashtë këtij rrethi. Publiku i gjerë, që e sheh këtë “terapi” përmes kamerave. Në vend të ftesës për t’u bashkuar, merr sinjalin e një grupi të mbyllur që komunikon me veten. Ajo humb mundësinë për tu zgjeruar pasi perceptohet si instrument shkarkimi dhe jo si ofertë politike. Mirëpo terapia që mesa duket jo vetëm lideri por edhe jo pak mbështetës kanë nevojë mund të stabilizojë brenda vetes disa raporte emocionale por për sytë e publikut të gjerë prodhon lodhje, frikë dhe indiferencë.