Roland Tasho ekspozon fotot e
300 personaliteteve të diasporës

Roland Tasho ekspozon fotot e<br />300 personaliteteve të diasporës
Fotografi i njohur Roland Tasho rikthehet në Galerinë Kombëtare të Arteve me ekspozitën “Flas shqip”.
 
Ekspozita ka në fokus personalitete të Diasporës shqiptare ndër vite. 

Gjatë ceremonisë së hapjes ishin të pranishëm ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe ministri i jashtëm Ditmir Bushati
 
Ministrja Kumbaro u shpreh se përmes kësaj ekspozite mund të shohim më mirë sesi Diaspora shqiptare është integruar kulturalisht duke vijuar të flasë Shqip.

“Përveç dokumentimit, përveç fakteve që është një mënyrë që përmes imazheve të gjendemi me bashkatdhetarët kudo janë është edhe një mënyrë shumë e mirë për të vëzhguar sesi kjo diasporë sidomos ajo e pas viteve 80 në një farë mënyrë është bërë pjesë e një kulture shumë më të madhe universale ku me kulturën shqiptare gjenden mjaft rehat”, u shpreh Bushati.
 
Ndërsa Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se kjo ekspozitë është jo vetëm një pasqyrim i personaliteteve por edhe i vendeve ku ata punojnë e jetojnë. 

“Do të udhëtojnë nga 40 vende të ndryshme të botës për të qenë me ne gjatë dy ditëve në Tiranë gjatë samitit të diasporës. Do të kenë gjithashtu mundësinë për të vizituar këtë ekspozitë sepse një pjesë prej tyre janë edhe personazhe të kësaj ekspozite”, nënvizoi Bushati.
 
Fotografi Roland Tasho rrëfeu emocionet që e lidhin me botën e shqiptarëve të diasporës.
 
“Duke u marrë me këtë punë shikoj që ishin rreth 1000 shqiptarë të fotografuar në këto udhëtime. Bashkë më stafin e ministrisë bëmë një përzgjedhje dhe janë rreth 300 fotografi të ekspozuara këtu siç e tha dhe ministri në galerinë COD dhe në muzeun Kombëtar”, tha Tasho.
  
Eskpozita e Tashos “Flas shqip” organizohet në kuadër të Samitit të Diasporës dhe do të qëndrojë e hapur deri me 30 nëntor në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar dhe Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.

[gallery]19635[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin